Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Me hipotekë elektronike kushte më të mira për biznes

Gruevski: Me hipotekë elektronike kushte më të mira për biznes

22 korrik-Dallimi përbëhet në mundësinë që procesi i tërësishëm të zbatohet përmes internetit pa nevojë për prezencë fizike, e vetëm me zbatimin e certifikatave digjitale si mjet për identifikim të parashtruesit, theksoi Popovski. Hipoteka elektronike u zbatua në bashkëpunim me Odën e noterëve, e cila është administrator kryesor i regjistrimeve në Regjistë

Regjistrimi i hipotekës në Regjistrin qendror mund të kryhet në mënyrë elektronike

Është vendosur sistem i ri, me investim prej 250.000 euro, si shtesë e Regjistrit të hipotekës, me çka u zbatua komponenta e fundit nga faza e dytë e projektit “Sistem njësportel”.

Me hipotekën elektronike, sipas kryeministrit Nikolla Gruevski, rritet niveli dhe stili i punës në Regjistrin e hipotekës. Kjo paraqet edhe një projekt në tërësi, me të cilin përmes vendosjes së teknologjisë së re krijohet mundësi që procesi i tërësishëm i regjistrimit të hipotekës dhe pagesës së kompensimit të bëhet në rrugë elektronike përmes internetit.

“Me këtë i shkurtojmë radhët në sportele, e kursejmë kohën e shfrytëzuesve të shërbimeve, e përmirësojnë cilësinë e shërbimit, e me këtë e lehtësojmë zhvillimin e biznesit”, tha Gruevski në promovimin e sotëm të sistemit. Ushtruesi i detyrës, drejtor i Regjistrit qendror Andrea Popovski sqaroi se sistemi për e-hipotekë është i ngjashëm me procesin aktual të regjistrit në formë letre.

Dallimi përbëhet në mundësinë që procesi i tërësishëm të zbatohet përmes internetit pa nevojë për prezencë fizike, e vetëm me zbatimin e certifikatave digjitale si mjet për identifikim të parashtruesit, theksoi Popovski. Hipoteka elektronike u zbatua në bashkëpunim me Odën e noterëve, e cila është administrator kryesor i regjistrimeve në Regjistër.

Regjistri qendror, informon kryeministri Gruevski, do të vazhdojë me zbatimin e masave të cilët do ta ndihmojnë ekonominë vendore dhe sektorin privat dhe do të vendosin inovacione dhe standarde profesionale në punë. Një pjesë e këtyre projekte janë vendosja e sistemit për regjistrim elektronik të lizingut, për sistematizim korrekt dhe të drejtë të procedurave falimentuese, për dosjen e tenderëve dhe për vendosjen e mundësisë për kontrollin e të dhënave themelore për firmat me mbështetje në gjuhë angleze”, tha Gruevski. (I

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *