Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski reagon për protestat

Gruevski reagon për protestat

Shkup, 07 Korrik – Kryeministri Nikola Gruevski deklaroi sot se me vëmendje serioze po ndjek zhvillimet në vend të shoqëruara me protestat e fundit të shqiptarëve.

Por ai ka theksuar se ekzistojnë organizata të caktuara dhe individë që ditëve të fundit po tentojnë të ‘ hudhin benzinë në zjarr’, për të realizuar agjendat e tyre. “Njerëzit e tillë që e bëjnë këtë sigurisht se nuk punojnë për interest e maqedonasve, por as edhe të shqiptarëve, por edhe as edhe për interest e të gjithë të tjerëve që jetojnë në Maqedoni. Ata as që edhe punojnë në interes të krishterëve apo myslimanëve. Ata po vazhdojnë agjendën e tyre. Sido që të jetë, ne si shtet, si institucione kemi kapacitet për t`u ballafaquar me këta apo edhe me situata të tjera”, theksoi Gruevski.

Ai nënvizopi se protestat e qeta dhe ku qytetarët shprehin kërkesat e tyre kontribojnë në demokraci, por protesta ku përdoret dhuna, ajo nuk mund të përkrahet.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në mënyrë shumë profesionale ka kryer detyrën dhe është ballafaquar me protestat ditëve të fundit dhe se sipas tij, nuk do të lejohet eskalimi i tyre. I pyetur se a ka biseduar në këtë temë me partnerin e koalicionit Ali Ahmetin e BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), Gruevski shtoi se kontaktet me partnerin e koalicionit janë të përditshme.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *