Home / Lajme / Rajon / Hashimi troket në gjykatë, Kurti nuk i beson gjykatës

Hashimi troket në gjykatë, Kurti nuk i beson gjykatës

18 korrik-“Është një praktikë e njohur gjithandej në botë që në debatet juridike në Gjykata Kushtetuese kur këso temash janë në pyetje atëherë ftohen të dy palët. Edhe paditësi por edhe ata që ndjehen që s’kanë shkelur kushtetutshmërinë”, ka thënë një burim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

I pari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se ai nuk beson që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të paanshëm dhe profesional rreth ngjarjeve të fundit në Kuvend.Ai ka shtuar se nuk është optimist që kjo gjykatë do të dalë me një vendim të drejtë, megjithatë bindja personale e tij është grupi LKD-AAA-Nisma janë grupi më i madh parlamentar.Ndërkohë që sot PDK-ja ka dërguar lëndën në Gjykatë rreth parregullsisë së konstituimit të Kuvendit të Kosovës.“Të them të drejtën nuk jam optimist për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese. E aq më pak të paanshëm dhe profesional”, ka thënë Kurti. Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se përfaqësuesit serbë do të marrin pjesë aktivisht në formimin e administratës dhe të qeverisë së re të Kosovës dhe se Serbia e ka ndërmend të mbështesë pjesëmarrjen e serbëve në atë qeveri. Nëse Gjykata Kushtetuese do ta pranojë padinë e sotme të PDK-së që ta shqyrtojë dhe të marrë vendim për të atëherë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Koalicioni LDK-AAK-NISMA do të kenë përfaqësuesit e tyre ligjorë për çështjen në fjalë. “Është një praktikë e njohur gjithandej në botë që në debatet juridike në Gjykata Kushtetuese kur këso temash janë në pyetje atëherë ftohen të dy palët. Edhe paditësi por edhe ata që ndjehen që s’kanë shkelur kushtetutshmërinë”, ka thënë një burim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.I njëjti burim ka theksuar që lënda e PDK-së pa marr parasysh se si do të formulohet nuk mund dhe nuk do të shihet vetëm nga prizmi i paditësit.Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ende nuk dihet nëse do ta dërgoj në Kuvend emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re, apo do ta pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas kërkesës së PDK-së për interpretimin e mënyrës së zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit. PDK-ja tanimë ka vendosur që të kërkoj sqarime nga Gjykata Kushtetuese rreth kësaj çështje. Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë vazhduar konsultimet edhe sot. Pas seancës së djeshme, ata u panë më të relaksuar në njërën nga kafiterit në kryeqytet

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *