Home / Lajme / Rajon / Humb jetën gazetarja Enkelejda Skënderasi

Humb jetën gazetarja Enkelejda Skënderasi

13 korrik-Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën korrespondentja Skënderasi dhe tre kameramanë të televizionit shkonin drejt fshatit të Panaritit, ka dalë nga rruga.

Gazetarja e televizionit News 24 Enkelejda Skënderasi, ka humbur jetën në një aksident rrugor, teksa ndodhej në krye të detyrës gjatë aktivitetit të “100-vjetorit të Panarit” në Korçë.

Gazetarja, e cila mbulonte rrethin e Korçës, u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet sëbashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të transmetuar ngjarjen për publikun.

Fatkeqësisht misioni i saj është ndërprerë, teksa makina me të cilën korrespondentja Skënderasi dhe tre kameramanë të televizionit shkonin drejt fshatit të Panaritit, ka dalë nga rruga.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 12:45 të kësaj të diele në degëzimin e fshatit Panarit-Vithkuq, ku gjatë humbjes së kontrollit të automjetit të drejtuar nga Daniel Hyka (punonjës i Dejtorisë Pyjore në Korcë) fuoristrada me targa angleze K 679 EJM ka dalë nga rruga.

Gazetarja Enkelejda Skënderasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra në kokë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa operatorët dhe drejtuesi i automjetit kanë marrë dëmtime të lehta

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *