Home / Lajme / Maqedoni / Idajet Beqiri: Infiltrim të agjentëve të huaj? Agjentura serbo-ruse të pranishme në Maqedoni. Pa shqiptarët s’ka shtet

Idajet Beqiri: Infiltrim të agjentëve të huaj? Agjentura serbo-ruse të pranishme në Maqedoni. Pa shqiptarët s’ka shtet

09 Korrik – Avokati dhe njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar, thotë se as që nuk duhet dyshuar infiltrimi i agjenturave serbo-ruse në Maqedoni dhe për këtë nuk lë pa akuzuar edhe vetë pushtetin maqedonas dhe të gjitha strukturat politike vendase.

Deklarata e tij se vrasja e bankierit të njohur shqiptar Artan Santo është kryer nga agjentura serbe, me qëllim destabilizimin e Shqipërisë, do të bënte jehonë, jo pa arsye, në mbarë opinionin shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Avokat Idajet Beqiri flet kësaj radhe për portalin Aktuale.mk, në lidhje me dyshimet që ngrenë institucionet e sigurisë në vendin tonë, për infiltrimin e agjentëve të jashtëm në protestat e së premtes, me qëllim provokimin konflikteve etnike e fetare.

Avokati dhe njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar, thotë se as që nuk duhet dyshuar infiltrimi i agjenturave serbo-ruse në Maqedoni dhe për këtë nuk lë pa akuzuar edhe vetë pushtetin maqedonas dhe të gjitha strukturat politike vendase.

“Këto agjentura, kur janë aktive në Shqipërinë tonë 102 vjet shtet, merre me mend sa të fuqishme dhe të pranishme janë në IRJM”, thotë avokat Beqiri.

Sipas të dhënave të tij, bërë të ditur për mediet shqiptare, çdo vit në Beograd, mbarojnë shkollën për gjuhën shqipe, 20 njerëzit më të zgjedhur serbë.

Ky fakt që jep ai shton dyshimet se depërtimi i agjenturave serbe në mjedise shqipfolëse në Maqedoni, me detyrë destabilizimin, provokimin e dhunës dhe devijimin e protestave, është fare i lehtë dhe shumë real.

“Maqedonasit nuk kuptojnë dot se pa shqiptarët nuk ia dalin të ndërtojnë shtet”

Ndërsa flet me terma politikë, ai e vlerëson situatën si shumë shqetësuese dhe si pasojë e mosvlerësimit me seriozitet dhe përgjegjshmëri nga politika maqedonase të Marrëveshjes së Ohrit.

“IRJM nuk e kuptoi dhe nuk e kupton dot që pa shqiptarët, pa barazitizmin e tyre në çdo pikpamje dhe këndvështrim me shqiptarët, pa e njohur “de jure” dhe “de fakto” të drejtën e shqiptarëve autokton në trojet e tyre nën IRJM për shtetformim, nuk ka asnjë të ardhme si shtet. Maqedonasit ende nuk po kthjellohen se pse u bënë mbi 25 vjet që edhe janë, edhe nuk janë shtet. Nuk janë shtet sepse nuk kanë emër, nuk kanë simbole kombëtare, nuk i qas kush në NATO dhe BE pa plotësuar disa kushte që nuk plotësohen kurrë po nuk deshën shqiptarët”, vlerëson avokat Beqiri.

“Në këtë situatë kaotike dhe dramatike për shqiptarët, pushteti maqedonas dhe gjithë politikbërja aty, në vend që të jenë model në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në vend që t’i bëjnë model marrëdhëniet me shqiptarët, i fryjnë erës së urrejtjes, ndasive dhe armiqësive me shqiptarët”, vijon zoti Beqiri.

“Monstra tregoi ndasitë mes maqedonasve dhe shqiptarëve”

Sipas avokatit të njohur, gjyqi “Monstra” ka treguar veçse se sa e thellë është ndasia dhe egërsia mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe se sa e madhe është urrejtja etnike.

“Kur kjo urrejtje shtrihet me kaq egërsi deri te organi më delikatë dhe më i ndjeshëm ndaj pabarazisë dhe padrejtësive, siç duhet të jenë gjykatat e shtetit, të cilat janë të pavarura nga çdo lloj pushteti dhe individi dhe zbatuese rigoroze të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për Liritë dhe të drejtat e njeriut, vajë halli çfarë mund të mendohet dhe çfarë mund të bëjnë pushtetet e tjera si dhe qarqet e shumta që ushqehen përditë me antishqiptarizëm”, thekson avokat Beqiri.

“Marrëveshja e Ohrit në fund të fundit ka si pikësynim final kalimin gradual, paqësor dhe me më pak dhimbje të ndarjes së shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike nga IRJM. E drejta e shqiptarëve në IRJM për shtetformim, këtë synim final ka”, vlerëson ai për Aktuale.mk.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *