Home / Sport / Iniesta: Real Madridi është përforcuar shumë

Iniesta: Real Madridi është përforcuar shumë

“Jemi duke zhvilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Po punojmë fort pasi na pret një vit mjaft i vështirë. Kundërshtari jonë kryesor, Real Madridi është përforcuar ndjeshëm dhe e dimë që nuk do ta kemi aspak të lehtë për të synuar titullin Kampion”, ka deklaruar Iniesta.

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur lidhur me përgatitjet që ekipi i tij po zhvillon për sezonin e ardhshëm. Spanjolli thekoi gjithashtu se e pret një vit i vështirë pasi kundërshtarët e Real Madridit janë forcuar ndjeshëm.

“Jemi duke zhvilluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Po punojmë fort pasi na pret një vit mjaft i vështirë. Kundërshtari jonë kryesor, Real Madridi është përforcuar ndjeshëm dhe e dimë që nuk do ta kemi aspak të lehtë për të synuar titullin Kampion.

Trajneri Luis Enrike po bën një punë mjaft të mirë me ne dhe kemi besim te aftësitë e tij. Gjithashtu më vjen shumë mirë që Ksavi qëndroi me ne. Ai është lideri ynë dhe ka për të na ndihmuar shumë” , ka deklaruar Iniesta.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *