Home / Lajme / Rajon / Itali, vritet shqiptari në Broni, 25-vjeçari u ther me thikë në banesë

Itali, vritet shqiptari në Broni, 25-vjeçari u ther me thikë në banesë

Itali, 05 Korrik – Vritet një i ri shqiptar në Itali. Viktima, një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është therur me thikë në hollin e banesës së tij ku jetonte.

Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në Broni, ku i riu është qëlluar me thikë pas një mosmarrëveshje me autorin e plagosjes.

Ai është transportuar me urgjencë me një makinë të rastit në spitalin e Stratfordit, ku dhe ka ndërruar jetë vetëm një orë pas ngjarjes.

Ndërkaq policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të rastit si dhe miq të viktimës. Nga dëshmitë e tyre është bërë i mundur identifikimi i autorit të vrasjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *