Home / Lajme / Rajon / Italiani, skemë piramidë në Tiranë

Italiani, skemë piramidë në Tiranë

27 korrik- MASHTRIMI/ Masimiliano Nikolini, u arrestua nga policia e Tiranës, pas 9 kallëzimeve të depozituara ndaj tij. Iu merrte qytetarëve 12 mijë lekë për sigurimet shëndetësore por nuk i ofronte shërbimet

Dashamir Biçaku

Tiranë- Arrestohet presidenti italian i shoqatës “Caritate Christi Compulsi Balcan”, Masimiliano Nikolini, (Massimiliano Nicolini), pas denoncimeve për mashtrim me sigurimet shëndetësore. Prezantohej si mik i zyrtarëve të lartë shtetërorë, apo si konsull nderi i Italisë dhe Shqipërisë në vendet repsektive. Dyshohet se 50-vjeçari, kishte krijuar një skemë mashtruese piramidale me sigurimet shëndetësore, për kryerjen e analizave dhe të trajtimit shëndetësore. Së paku 900 veta dyshohet se mund të jenë mashtruar nga skema mashtruese e italianti, të cilët mendohet se kanë paguar nga 120 mijë lekë të vjetra, si pagesë siguracioni për të pasur mundësinë që gjatë gjithë vitit të kishin të paguar kryerjen e të gjitha llojeve të analizave, për vetë dhe për pjesëtarët e familjes. Në këtë pagesë përfshiheshin edhe pagesat për trajtimet shëndetësore të të siguruarve. Veç kësaj skeme mashtruese Nikolini, mësohet se ka pasur probeleme mashtrimi edhe e fondacionit të cilët e kanë akuzuar atë për mospagimin e pagave që iu detyrohej atyre, apo duke krijuar forma mashtrimit për të mos paguar rrogat. Ndërsa kallëzimet ndaj tij, kanë mbërritur edhe nga disa kontraktorë të cilët kanë kryer punime të ndryshme në godina të ndryshme për llogari të Nikolinit, por se ai nuk ka shlyer detyrimet financiare të tyre. Arrestimi i Nikolinit, u konfirmua dje në mesditë për gazetën “Shekulli”, nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës që thanë se Nikolini, u arrestua pasi ndaj tij, ishin depozituar së paku 9 kallëzime të ndryshme me akuzën e mashtrimit. Nikolini është i njohur Policinë e Tiranës, por edhe për atë italiane, pasi në Itali prezantohej si konsull nderi i Shqipërisë, ku edhe u arrestua në Breshia, ndërsa në Shqipëri, prezantohej anasjelltas si konsull nderi i Italisë në vendin tonë. Kallëzimet e fundit që çuan në arrestimin e tij, nuk ishin të parat ndaj “konsullit” italian të nderit. Disa javë më parë, prokuroria e Tiranës me pretendimin se mosmarrëveshjet e denoncuesve ndaj italianit, ishin më tepër të karakterit të një konflikti civil, kishte pushuar kallëzimet e disa qytetarëve, duke mos nisur hetimet dhe verifikuar në tërësi faktet dhe provat e ofruara. Mësohet se ndaj Nikolinit, janë depozituar në një javë së paku nëntë kallëzime të llojeve të ndryshme, për veprën penale të mashtrimit. Javë e kaluar Lori Zylaj me profesion fizioterapist, i cili ishte punuar së paku katër muaj muaj Rediol Laraku, Saimir Godinaj një sipërmnarrës në fushën e ndërtimit si dhe dhe ish-bashkëshortja shqiptare e Nicolinit. Më parë ata kishin denoncuar sërish italianin në komisariatin e policisë nr.6 dhe nr.3, por hetimet ndaj tyre ishin pushuar në mënyrë të çuditshme ndërsa ata as nuk ishin njoftuar nga organi hetimor për pushimin e çështjes.

Mashtrimet

Historia e Mashtrimit të Nikolinit mësohet se ka nisur këtu e pesë vite të shkuara kur ai mbërriti në Tiranë, dhe hapi një fondacion të ashtuquajtur bamirës, të quajtur “Caritate Christi Compulsi Balcan”. Fillimisht nisi me një zyrë në godinën ku është vendosur njësia mininibashkiake nr.7 në Kombinat dhe që aty nisi të rekrutonte njërëz të ndryshëm për t’i pasur si agjentë në terren, për të mbledhur paratë e sigurimeve nga kontribuuesit. Jo shumë vonë, ai hapi një qendër në Bulqizë dhe në Elbasan, ku gjithashtu supozohej të ndërtohej një klinikë për kryerjen e analizave dhe të kryerjes së trajtimeve mjekësore. Ndërkaq sipas burimeve të policisë, dhe dëshmitarëve të ndryshëm, Nikolini, pasi krijoi fondacionin, nxori në rrugë dhe në familje të ndryshme një grup njerëzish si agjentë terreni. Këta iu prezantonin njerëzve një paketë sigurimi shëndetësore, me një çmim prej 12 mijë lekësh të reja. Kjo shumë parash paguhej si formë kontributi që në rast se çdo kush që kishte nevojë për vizita, diagnostikim dhe trajtim mjekësore e deri tek analizat e detajuara, ato supozohej të ishin të paguara. Në këtë mënyrë çdo kontribuues mund të kryente këto veprime shëndetësore, në klinikën e italianit në Kombinat. Mirë po për së paku pesë vite rresht njerëzit që kanë përfituar shërbimet për të cilat kishin paguar, jo vetëm që nuk i fituan ato, por se nuk denjuan t’i merrnin ato mbrapsht, pasi edhe shuma e paguar nuk ishte e madhe. Hileja nisi kur italiani, nisi të aplikonte dhe të merrte kredi të vogla në emër të këtyre klientëve tek një bankë e nivelit të dytë, për shuma që shkonin nga 20- apo 25 mijë lekë të reja. Pas një apo dy apo tri muajsh, kur në bankë nuk ishte derdhur asnjë këst prej dhjetë apo 20 mijë lekësh të reja, banka telefononte klientin për t’i kërkuar paratë. Raste të tilla sipas burimeve të policisë besohet se janë me dhjetëra, ndërsa hetuesit presin kallëzime nga të interesuarit, apo edhe nga bankat e nivelit të dytë me të cilët italiani mund të ketë pasur marrëdhënie. Policia pritet të zgjerojë më tej hetimin për zbardhjen e rasteve të tjera të mashtrimit.

Rrëfimi: Bëra 14 mln lekë punime italianit, nuk mora asnjë qindarkë

Sajmir Godinaj është një nga personat që ka denoncuar presidentit e shoqatës italiane në kombinat, ndërsa ka akuzuar se ai i ka marrë një sasi të konsiderueshme materialesh e madje edhe ka bërë punë në godinën e tij, por se në asnjë rast ai nuk është paguar për punën që ka kryer. “Kam nisur punën disa muaj më parë, në godinën e asaj që supozohej se do të ishte një spital apo klinikë e fondacionit që administrohet nga italiani. Mora punonjësit e mi, blemë materialet afërsisht 10 milionë lekë të vjetra dhe nisa punën. Kisha një marrëveshje me të, me të cilën ai duhej të më paguante mua një pjesë të shumës së parave, kur unë të kisha bërë 30 për qind të punimeve. Më pas 30 për qind të tjera kur unë të kisha bërë pjesën e dytë dhe 40 për qind kur unë të mbyllja punimet. Por kjo marrëveshje nuk u respektua thotë,- Godinaj. Ai thotë se se kur u interesua ai për pagesën në bankë, kishte mësuar se ishte paguar vetëm 1 milionë lekë të vjetra, për punimet e kryera ndërsa vlera e punës dhe e punimeve deri në atë moment shkonte në rreth 14 milionë të vjetra. “Ndërprave punën menjëherë dhe tentova të kontaktoj me të, por se ai kishte nisur të punonte me një sipërparrës tjetër. Bëra një kallëzim, por se policia vetëm sa e mori dhe ai pranoi se mi kishte paratë, por thoshte se nuk kishte. Dosja shkoi në prokurori, por atje ishte cikluar me një shënim, për mosfillimin e hetimit, ndërsa unë nuk mora asnjë njoftim, që të kisha mundësi të apeloja çështjen në gjykatë për të detyruar prokurorinë të niste hetimet”,- thotë Godinaj, që tashmë ka kryer një kallëzim tjetër në Policinë e Tiranës. Veç kallëzim kanë kryer edhe ish- fizioterapisti i klinikës së italianit, Lori Zylaj. Edhe ai pohon se ka disa paga pa marrë nga italiani, ndërsa pohon se ishte prezantuar me të nëpërmjet xhaxhait tij. Jetmir Kotarja, një mjeshtër ndërtimi është një nga personat që ka paguar kontributet tek italiani, por në emër të të cilit italiani ka marrë kredi në një prej bankave të nivelit të dytë në vend. “Bëra aplikimin për 12 mijë lekësh dhe po prisja që të kryeja ndonjë analizë. Jo vetëm që nuk arrita të bëj ndonjë vizitë, por se më morën nga banka dhe më thonin që isha debitor në bankë për 250 mijë lekë që kisha marrë kredi. U habita dhe s’dija ç’ të thoja. Por mblodha veten dhe iu thashë që s kam marrë kredi në asnjë lloj banke”,- thotë Kotarja.
(Shekulli)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *