Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov takon Jolevskin dhe Naumovskin

Ivanov takon Jolevskin dhe Naumovskin

23 korrik-Kabineti i Ivanovit mbrëmë njoftoi se ambasadori i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në SHBA Vasko Naumovski, me vendim të presidentit të shtetit është emëruar në detyrën i dërguar i posaçëm në bisedimet për emrin që i zhvillon mediatori i KB-së Metju Nimic.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ketë takim me Zoran Jolevskin dhe Vasko Naumovskin, të dërguarin e posaçëm të mëparshëm dhe të ardhshëm të shefit të shtetit në bisedimet për dallimet rreth emrit me Greqinë të cilat zhvillohen nën patronatin e KB-së.
Kabineti i Ivanovit mbrëmë njoftoi se ambasadori i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në SHBA Vasko Naumovski, me vendim të presidentit të shtetit është emëruar në detyrën i dërguar i posaçëm në bisedimet për emrin që i zhvillon mediatori i KB-së Metju Nimic.
Naumovski do ta zëvendësojë negociatorin e deritanishëm të Maqedonisë për emrin Zoran Jolevski, i cili në përbërjen e re qeveritare është emëruar ministër i Mbrojtjes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *