Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovski flet për masat e fundit të qeverisë (VIDEO)

Ivanovski flet për masat e fundit të qeverisë (VIDEO)

Tetovë, 03 Korrik – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdimisht çdo muaj do të parashtrojë bazë të marrësve të nihmës sociale dhe asaj të vazhdueshme në të holla me qëllim që NP Radiotelevizioni i Maqedonisë të mos faturojë taksë radiodifuzive.

Ministri i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski, gjatë një interviste të dhënë për televizionin Koha ka folur rreth masave të fundit të ndërmarra nga ana e qeverisë sidomos rreth lirimit nga pagesa e taksës radodifuzive të rreth 34 mijë rasteve sociale. Ministri Ivanovski tha se poashtu për rastet sociale janë paraparë të ndahen edhe komjutorë të përdorur, njofton Televizioni Koha.

Në intervistën të cilën do ta ndiqni mënjëherë pas përfundimit të lajmeve të orës 21.00, Ministri i Shoqërisë Informatike Ivo Ivanovski ka folur edhe për problemet e fundit me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë dhe reformave në administratë.

Ai tha se menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit, Ministria e Punës dhe Politikës vazhdimisht çdo muaj do të parashtrojë bazë të marrësve të nihmës sociale dhe asaj të vazhdueshme në të holla me qëllim që NP Radiotelevizioni i Maqedonisë të mos faturojë taksë radiodifuzive, ndërkaq të vazhdojmë të punojmë në sistem, në mënyrë që të krijojmë servis publik radiodifuziv sipas shembullit të vendeve të tjera ballkanik. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *