Home / Lajme / Maqedoni / Ja si raportuan mediumet maqedonase për protestën në Shkup

Ja si raportuan mediumet maqedonase për protestën në Shkup

05 Korik – Kolegët tanë maqedonas e kanë miminizuar ose fare nuk kanë përmendur dhunën policore të ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë, gjë që shihet qartë edhe nga fotot dhe inçizimet.

Dje kryefjala e gjithçkaje në Maqedoni kanë qenë protestat e organizuara nga shqiptarët kundër dënimit maksimal për të dyshuarit e “Mostrës” si dhe eskalimit të situatës.

Raportime nga terreni, reagime, të dhëna për dëmet, të lënduar, ishin informacionet me të cilat mediumet raportuan për situatën e krijuar në Shkup, e që ngjante tepër me ndonjë qytet të Lindjes së Mesme ku ka trazira.

Por si raportuan medimet maqedonase për këtë ngjarje sot? Gazeta Dnevnik në edicionin e saj online nuk ka nguruar që ngjarjet e djeshme ti quaj luftë kundër policisë. “Luftë kundër policisë përshkak të “Mostrës” ” e fillon Dnevnik lajmin e saj.

“Më shumë se një mijë protestues, të udhëhequr nga një grup agresiv me të cilët kanë problem edhe shqiptarët që duan bashkëjetesën dhe paqën, kanë hudhur gurëz dhe bekatonë kundër policisë dhe Gjykatës Penale në Shkup”, ishte rrëfimi që kishte thurrur Dnevnik për protestën duke mos paraqitur dhunën e policisë mbi protestuesit.

Ndërsa gazeta “Vecer” e fillon me titullin ” Protesta Mostër: Me gurrë kundër policisë” e që tregimin e ka thurrur njëjtë si gazeta paraprake.

Kolegët tanë maqedonas e kanë miminizuar ose fare nuk kanë përmendur dhunën policore të ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë, gjë që shihet qartë edhe nga fotot dhe inçizimet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *