Home / Lajme / Rajon / Jahjaga:Nuk kam qëndruar indiferente

Jahjaga:Nuk kam qëndruar indiferente

27 korrik-Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidentes thuhet se do t’i përmbahet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila e konsideron si “gardian” i Kushtetutës dhe se hapat e mëtejmë për ngritjen e institucioneve të vendit do të bëhen në përputhje me ligjin, duke mos cënuar të drejtat e asnjë pale

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka sqaruar qëndrimin pas deklaratave të liderëve politike të cilët e fajësojnë Presidenten për neglizhencë pas situatës së krijuar pas zgjedhjeve.

Jahjaga qëndrimin e saj e lidh me faktin se në demokracitë parlamentare ndërhyrjet e një institucioni në çështjet e institucioneve të tjera konsiderohen shkelje të ndarjes së pushteteve dhe të Kushtetutës.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidentes thuhet se do t’i përmbahet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila e konsideron si “gardian” i Kushtetutës dhe se hapat e mëtejmë për ngritjen e institucioneve të vendit do të bëhen në përputhje me ligjin, duke mos cënuar të drejtat e asnjë pale.

Në njoftimin e Presidencës sqarohet i gjithë opinion publik se Atifete Jahjaga nuk ka qëndruar indiferente ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *