Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Parkimi zonal u refuzua se komuna dorëzoi projekt jokomplet (VIDEO)

Jankullovska: Parkimi zonal u refuzua se komuna dorëzoi projekt jokomplet (VIDEO)

Tetovë, 02 Korrik – Ministria e Punëve të Brendëshme në muajin shkurt ka refuzuar kërkesën e komunës së Tetovës për vendosjen e parkimit zonal në qytetin e Tetovës.

Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska, sqaron se komuna e Tetovës nuk kishte dorëzuar projekt të detajuar dhe me shumë mangësi, prandaj edhe kishte refuzuar kërkesën për parkimin zonal në Tetovë.

“ Për vendosjen e sistemit të parkimit zonal nuk duhet të ketë vetëm dëshirë, por duhet që të plotësohen edhe shumë kritere ligjore që kanë në prioritet para se gjithash sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion dhe nga kjo ne gjithmonë nisemi. Për fat të keq, për kërkesën që në muajin Shkurt komuna e Tetovës kishte dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendëshme për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ligjore ne nuk ishim në gjendje që të përgjigjemi pozitivisht sepse projekti nuk ishte i përpunuar në përputhje me rregullativën që një projekt për komunikacion duhet ti plotësojë”, thotë Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

Sipas saj, prioritet për Ministrinë gjithmonë është siguria në komunikacion dhe pa pasur plan për siguri nëkomunikacion nuk mund të jepet leje.

“Në atë projekt nuk ishte dorëzuar liçencë për personin fizik që ka përpunuar projektin. Të mos futemi edhe në disa detaje teknike të cilët komuna duhet ti dije dhe duhet ti plotësojë. Në një rast të tillë Ministria e Punëve të Brendëshme nuk ka hapësirë për përzgjedhje. Ne mund të japim sugjerime për gabimet në projekt dhe ne jemi të hapur që të bisedojmë me komunën dhe të ndihmojmë në këtë projekt por siguria në komunikacion duhet patjetër të jetë prioritet”, deklaroi Jankullovska, transmeton Televizioni Koha.

Ajo në këtë temë ka përmendur edhe shifrën shqetësuese të vitit të kaluar kur në rrugët e Maqedonisë jetën e kanë humbur 198 persona. Këto komente Gordana Jankullovska, i ka bërë në një intervistë për Televizionin Koha.

Megjithatë nga komuna e Tetovës thonë se projekti i dorëzuar dhe i refuzuar ka qenë projekt ideor. “Është e vërtetë se në atë kohë kemi dorëzuar projekt ideor dhe nga Ministria e Punëve të Brendëshme kemi marrë përgjigjen se duhet që të kemi projekt të liçencuar dhe projekt të përpunuar veç e veç për secilën zonë. Ne i kemi bërë projektet për dy zonat (A dhe B) dhe kur të përfundojmë projektet edhe për zonat tjera atëherë do të ridërgojmë projektin komplet në Ministrinë e Punëve të Brendshme” thonë nga komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *