Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska për Televizionin Koha: Protestat të jenë dinjitoze (VIDEO)

Jankullovska për Televizionin Koha: Protestat të jenë dinjitoze (VIDEO)

Shkup, 02 Korrik – Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska kërkoj që protestat të jenë të qeta dhe dinjitoze dhe të mos ketë prishje të rendit dhe qetësisë publike, raporton Televizioni Koha.

Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska në një intervistë për Televizionin Koha e pyetur për protestat e së premtes lidhur me gjykimin në rastin Monstra me burg të përjteshëm, ka theksuar se është e drejtë e çdo kujt që të shpreh pakënaqësinë. Jankullovska kërkoi që protestat të jenë të qeta dhe dinjitoze.

“ Ne asnjëherë nuk kemi penguar protesta dhe nëse do të ketë protesta kërkoj që ato të jenë të qeta dhe dinjitoze dhe të mos ketë prishje të rendit dhe qetësisë publike ” tha Jankullovska, raporton Televizioni Koha.

Ajo është pyetur edhe për vendimin e gjykatës për të dënuar me burg të përjteshëm të akuzuarit në rastin Monstra. Me këtë rast Jankullovska tha se nuk komentohen vendimet e gjykatës, por nënvizoi se çdo reagim apo pakënaqësi duhet të kanalizohet në mënyrë institucionale.

“ Si ministër mendoj se nuk është e udhës që të komentoj vendimet e gjyqësisë. Megjithatë gjyqi punon në bazë të ligjeve dhe dëshmive. Gjyqi i shkallës së parë solli vendim dhe është mirë që të gjithë reagimet dhe pakënaqësitë të kanalizohen në rrugë institucionale.Çdo kush që mendon se vendimi nuk është i drejtë duhet të reagojë në institucionet e drejtësisë. Për ne si Ministri ishte e rëndësishme që para fillimit të procesit gjyqësor të sigurojmë dëshmi dhe të argumentojmë padinë penale dhe praktikisht këtu përfundon involvimi ynë në rast. Me rëndësi është që gjyqi të punojë në bazë të dëshmive dhe argumenteve kurse çfarëdo reagimi që të ketë duhet që e njëjti të kanalizohet në korniza institucionale”, deklaroi Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska në intervistën për Televizionin Koha.

Jankullovska në intervistën për Televizionin Koha, ka folur edhe për përqindjen e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendëshme. Ajo ka krahasuar periudhën para dhjetë vitesh dhe periudhën e tanishme dhe theksoi se është ritur dukshëm përqindja e bashkësive etnike jo shumicë në këtë ministri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *