Home / Lajme / Maqedoni / Jashari: Ekstradimi, presim përgjigje nga Kosova (VIDEO)

Jashari: Ekstradimi, presim përgjigje nga Kosova (VIDEO)

Shkup, 02 Korrik- Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka thirrur bashkëpunëtorët e tij që ta informojnë deri ku është procedura për ekstradimin e të akuzuarve në rastin “Monstra” Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët vuajnë dënimin me burg në Kosovë për posedim të armëve pa leje.

“Isha i informuar se Maqedonia ka ndërmarrë të gjitha veprimet juridike. Më 14 shkurt të këtij viti, deri te kolegët tanë në Kosovë janë dërguar të dhëna shtesë që i kanë kërkuar më parë, por përgjigje ende s’kemi marrë”, thotë njeriu i parë në Ministrinë e drejtësisë, Jashari.

“Qysh nga deklarata ime e parë si ministër i Drejtësisë kam theksuar dhe përsëri do të theksoj tani: çdo herë do të kërkoj të respektohet e drejta. Çdo herë do të apeloj të bëhen procedura të drejta gjyqësore me qëllim që të dëshmohet e vërteta. Kur do të kemi procedura të këtilla, atëherë edhe qytetarët do të fitojnë siguri tek gjyqësia.

Nëse njëra nga palët nuk është e kënaqur, ka ku të ankohet”, ka thënë për “Utrinski vesnik”, ministri Jashari. Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri qe një vit janë në burgjet e Kosovës për shkak të vendimit të gjyqit për posedim të armëve pa leje që janë gjetur gjatë arrestimit të tyre në mars vitin e kaluar.

Të hënën, në mungesë janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovcit më 12 prill të vitit 2012. Përkrah tyre, dënime maksimale me burg për veprat “terrorizëm dhe ndihmë për terrorizëm”, gjykatësi Stefanovski ka dënuar edhe Agim Ismailoviq, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën, ndërsa Sejdi Rami është liruar për shkak të mungesës së provave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *