Home / Lajme / Maqedoni / Kallëzim penal për mësuesin me diplomë false (VIDEO)

Kallëzim penal për mësuesin me diplomë false (VIDEO)

Tetovë, 03 Korrik – Ai të njejtën diplomë në mënyrë të dyshimtë kishte arritur që ta nostrifikojë, por pas verifikimeve plotësuese është konstatuar se bëhet fjalë për diplomë false.

Policia e Maqedonisë ka ngritur kallëzim penal kundër 37 vjeçarit K.M nga Leshnica e Poshtme e rajonit të Tetovës, për shkak të diplomës falso.

Ai me këtë diplomë kishte arritur që të punësohet si mësues në shkollën fillore “Hasan Tasimi” në fshat.

I akuzuari gjatë vitit 2012 ishte pajisur me diplomë false për gjoja kryerjen e arsimit të lartë në sferën e shkencave natyrore në Universitetin e Tiranës. Ai të njejtën diplomë në mënyrë të dyshimtë kishte arritur që ta nostrifikojë, por pas verifikimeve plotësuese është konstatuar se bëhet fjalë për diplomë false.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *