Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënohet me vdekje Xhemal Ahmeti

Kërcënohet me vdekje Xhemal Ahmeti

26 Korrik – Me një postim në facebook publicisti Xhemal Ahmeti nga Gostivari që jeton në Zvicër reagon ndaj kërcinimit që mbrëmë e shpërndanë disa ekstremë fetar të Gostivarit kundër tij.

Militantë radikalë islamikë nga Gostivari kërcënojnë me vdekje historianin dhe publicistin shqiptar me banim në Zvicër Xhemal Ahmetin. Interesant bëhet kërcënimi sepse fatwa e radhës shpërndahet nga faqja zyrtare e shkollës publike “Sali Lisi” të Dobërdollit prej ku rrjedh edhe vetë Ahmeti.

Ndër komuntuesit që mbështet idenë për ekzekutimin e tij, ose propozimet pë peticion për ndalimin e hyrjes se tij në Maqedoni e të ngjashme është edhe i biri i vëllaut të Xhemal Ahmetit.

Ndër të tjerat Ahmeti shpesh denoncohet si katolik, ateist, udbash e të ngjashme. Fatwa dobërdollase u lëshua pas publikimit të një galerie me fotografi që Ahmeti bëri në faqen e tij, skena apeluese për paqe dhe dashuri ndërmjet hebrenjëve dhe palestinezëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *