Home / Lajme / Maqedoni / Këshilli Organizativ Koordinues për ‘Monstra’ me kryesues Bedri Ajdari bën thirrje për protesta

Këshilli Organizativ Koordinues për ‘Monstra’ me kryesues Bedri Ajdari bën thirrje për protesta

16 korrik-Prandaj, në protestat e deritanishme kanë marrë pjesë qytetarët e të gjitha profileve dhe shtresave shoqërore, me ç’rast ne publikisht në emër të të gjithë familjarëve i faleminderojmë përzemërsisht për durimin dhe vullnetin e madh që kanë për zbardhjen e plotë të rastit të montuar politik “Monstra”

Këshilli Organizativ Koordinues për rastin “Monstra” , fton shqiptarët që të vazhdojnë të përkrahin protestat paqësore, përmes së cilave sipas tyre demaskohet dhuna shtetërore që qeveria maqedonase e ushtron mbi popullin e pafajshëm shqiptar’.

Në vazhdim ju sjellim deklaratën e plotë me shkrim të Këshillit Organizativ:

Këshilli Organizativ Koordinues për rastin e montuar politik “Monstra” , fton shqiptarët që të vazhdojnë të përkrahin protestat paqësore, përmes së cilave botërisht u demaskua dhuna shtetërore që qeveria maqedonase e ushtron mbi popullin e pafajshëm shqiptar.

Liria, si e drejtë elementare njerëzore nuk ka çmim, ajo edhepse është e garantuar me ligj, përsëri ligjet dhe pushtetin po i keqpërdorin ata të cilët duhet të kujdesen për to.

Familjarët tanë, sikur edhe shumë shqiptarë nga raste tjera të montuara siç janë Sopoti, Brodeci etj, vazhdojnë të jenë viktimë e sajimeve politike nga ana e pushtetit maqedonas, gjithnjë me të vetmin qëllim, paraqitja e shqiptarëve si element radikal dhe destruktiv.

Prandaj, në protestat e deritanishme kanë marrë pjesë qytetarët e të gjitha profileve dhe shtresave shoqërore, me ç’rast ne publikisht në emër të të gjithë familjarëve i faleminderojmë përzemërsisht për durimin dhe vullnetin e madh që kanë për zbardhjen e plotë të rastit të montuar politik “Monstra”

Poashtu, vlerësojmë që vërejtja e kryetarit të shoqatës “Klubi Elita” , Zejd Rexhepi, lidhur me deklaratën e parë të Këshillit orgabizativ, është vërejtje me vend ,pasiqë deklarata është nxjerrë nga konteksti, dhe në asnjë rast nuk ka pasur për qëllim njollosjen e angazhimit dhe solidarizimit të qytetarëve në përgjithësi,e posaqërisht personaliteteve publike, të cilët na kanë përkrahur dhe besojmë që do të na përkrahin deri në realizimin e synimeve tona përfundimtare- lirimin e plotë të familjarëve tanë..

Jemi shumë mirënjohës për qëllimin fisnik dhe për përkrahjen publike në protesta nga ana e personaliteteve publike të përfolur ditëve të fundit, siç janë z. Kim Mehmetit, Nuri Seferin, Hisni Shaqirin, Fejzi Hajdarit, Ziadin Selës, Mersel Bilallit, Ismet Ramadanit, Afrim Gashit,, dhe shumë të tjerëve,dhe njëkohësisht apelojmë deri te te gjithë udhëheqësit politik të shqiptarëve, ministrat, deputetët, hoxhallarët, intelektualët, sektorin civil, sportisëtët, artistët dhe të gjithë qytetarët, që të na bashkangjiten në protestat paqësore, nëpërmjet të cilave do tia arrijmë që të mbrojmë dhe sigurojmë jo vetëm lirine e familjarëve tanë, por edhe krenarinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Ne jemi shumë më të forte kur jemi bashk, prandaj, protestat për rastin e montuar “Monstra” le të jenë fitore e jona e dyfishtë, në njërën anë lirimi i të burgosurve të pafajshëm dhe në anën tjetër, bashkimi kombëtarë mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Bedri Ajdari / Kryesues I Këshillit Organizativ Koordinues

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *