Home / Lajme / Maqedoni / Këshilltarët shqiptarë të Shkupit zihen mes veti

Këshilltarët shqiptarë të Shkupit zihen mes veti

8 korrik-Ashtu siç njofton “Plusinfo”, këshilltari Idriz Orana nga PDSH gjatë seancës është ngritur nga karrigia dhe ka filluar polemikën me këshilltarin e BDI-së, Alajdin Alija

Për pak sa nuk ka ardhur deri te përleshja fizike, zënka paraprake verbale mes dy këshilltarëve shqiptarë në seancën e të hënës të Qytetit të Shkupit.

Ashtu siç njofton “Plusinfo”, këshilltari Idriz Orana nga PDSH gjatë seancës është ngritur nga karrigia dhe ka filluar polemikën me këshilltarin e BDI-së, Alajdin Alija.

Por, kryetarja e këshillit, Irena Misheva, ka tentuar të qetësojë situatën dhe ka dhënë një pushim prej 30 minutave, por nuk ka mundur të qetësojë mllefin e këshilltarit, i cili është nisur fizikisht të përballet me kolegun e tij, njofton Plusinfo.

Kjo madje ka qenë shkas që këshilltarët tjerë të ndërhyjnë ndërmjet tyre që të qetësojnë situatën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *