Home / Lajme / Maqedoni / Këtë vit nota mesatare e maturës shtetërore është 3.11

Këtë vit nota mesatare e maturës shtetërore është 3.11

15 korrik-“Afati i ardhshëm i provimit është në muajin gusht, ose më saktë më 11 gusht gjuha amtare dhe letërsi, më 13 gusht gjuhët e huaja, 14 gusht matematikë, estetikë dhe filozofi , më 16 gusht biologji, kimi, fizikë, histori dhe biznes”, theksoi ministri Ademi.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi sot (e Martë, 15.07.2014) në një takim me gazetarë prezantoi rezultatetet e provimit të maturës shtetërore. Ai theksoi se këtë vitë në afatin e qershorit janë paraqitur gjithsej 18.370 kandidatë, ndërsa nota mesatare e arritur është 3.11. Sipas ministrit Ademi 17.560 maturantë janë nënshtruar provimit në gjuhën amtare dhe literaturë (maqedone, shqipe, turke) ndërsa nota mesatare që e kanë arritur është 2.99.
“Nota mesatare në matematikë – niveli fillestar është 3.04, sikurse edhe në lëndën e matematikës – niveli i avancuar. Në të dyja lëndët kemi rritje të numrit të kandidateve të paraqitur. Lëndën e Matematikës – niveli fillestar, këtë vit e kanë paraqitur 2 354 kandidat për dallim nga viti i kaluar kur ishin 2 142 kandidatë. Ndërsa, lëndën matematike – nivel i avancuar këtë vit kishte 25 kandidatë, për dallim nga viti i kaluar ku ishin vetëm 12 kandidatë. Për sa i përket gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht, rusisht dhe gjermanisht) në provim janë paraqitur gjithsej 16 575 kandidatët, ndërsa nota mesatare është 3.43. Suksesi mesatar i 4 801 kandidatëve në lëndën e filozofisë është 3.93. Lëndës së estetikës iu kanë nënshtruar 365 kandidatë me notë mesatare 3.36. Gjithsej 3 106 kandidatë në lëndën e biologjisë e kanë arritur mesataren 3.42, pastaj 131 kandidat në lëndën e fizikës me notë mesatare 3.68, ndërsa 2 657 kandidat në lëndën e historisë e kanë arritur notën mesatare 2.99. Këtë vit për herë të parë është ofruar edhe lënda e biznesit, ku janë paraqitur 4 850 kandidatë, duke treguar një interes të madh në këtë lëmi. Arritja mesatare në këtë lëndë është 3.27”, -theksoi ministri Ademi. Ai më tej shtoi se rezultatet nga provimet eksterne janë shpallur në tabelat për shpallje nëpër shkolla, si dhe të njëjtat do të jenë në dispozicion në ueb faqen e internetit ëëë.matura.gov.mk. Sipas tij, kandidatët e pakënaqur kanë mundësin për të dorëzuar ankesë në Qendrën shtetërore e provimeve më 16 dhe 17 korrik.
“Afati i ardhshëm i provimit është në muajin gusht, ose më saktë më 11 gusht gjuha amtare dhe letërsi, më 13 gusht gjuhët e huaja, 14 gusht matematikë, estetikë dhe filozofi , më 16 gusht biologji, kimi, fizikë, histori dhe biznes”, theksoi ministri Ademi.
Provimi i maturës këtë vit ka pasur risi, çka nënkupton rritja e numrit të lëndëve eksterne, nga dy në tre dhe lista e zgjeruar e lëndëve zgjedhore me : biologji, kimi, fizikë, histori dhe biznes.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *