Home / Sport / KF Gostivari luajti baras 1:1 me KF Partizanin e Tiranës

KF Gostivari luajti baras 1:1 me KF Partizanin e Tiranës

Klubi i Futbollit Gostivari e zhvilloi edhe ndeshjen e parë kontrolluese kundër Partizanit të Tiranës, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa ndeshja u zhvillua në Mavrovë.

Të parët në avantazh kaluan mysafirët nga Tirana me golin e brazilianit Magalhaes në minutën e 37-të, mirëpo ekipi i KF Gostivarit shpejtë e barazoi rezultatin në minutën e 41, me golin e shënuar nga Iliknur Xhaferi, pas goditjes së dënimit të cilën e ekzekutoi Maliq Beluli.

Trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi ndeshjen e nisi me këto futbollistë: Besir Nihiju, Liris Bexheti, Iliknur Xhaferi, Admir Demiri, Ilirid Ademi, Zejdan Alili, Afet Ibraimi, Maliq Beluli, Fatmir Ramadani, Valon Zeqiri dhe Brilijant Syla, ndërkaq trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro hodhi në fushë këtë formacion titullar: Hoxha, Ibrahimi, B. Krasniqi, Fejzullahu, Cuculi, Rrahmani, Shabani, Batha, Mazrekaj, Mustafa dhe Magalhaes, ndërkaq në pjesën e dytë u inkuadruan edhe pjesa tjetër e skuadrës.

Trajneri Mensur Jakupi, u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së Gostivarit.

“Pas dhjetë ditëve stërvitjeve erdhi edhe ndeshja e parë miqësore dhe për ne ndoshta kjo pak ishte e rëndë për shkak se duke e ditur se Partizani është ekip që pretendon për titullin në Shqipëri dhe ka filluar më herët me përgatitjet. Mirëpo ne e morëm atë rrezik që ndeshjen e parë kontrolluese ta luajmë kundër një ekipi kaq të madhe. Për shkak se ishte ndeshja e parë ne luajtëm një ndeshje defanzive ku kërkofshim që nëpërmjet kundërsulmeve ta rrezikojmë kundërshtarin. Ne epërsi erdhën ata të parët, mirëpo ne për shkurt kohë e barazuam rezultatin. Rezultati nuk ishte në plan të parë, për neve më me rëndësi është të shohim se deri ku kemi arritur me përgatitjet fizike të futbollistëve, përforcimet që i kemi sjellë ku gjinden me formën e tyre dhe normalisht edhe futbollistët tjerë që i kemi në ekip ti shohim. Normalisht është ende herët për të dhënë vlerësim. Ishte një ndeshje ku pati shumë vrapime dhe jam i kënaqur nga angazhimi i të gjithë futbollistëve”, tha trajneri Jakupi.

Ekipi i Gostivarit vazhdon me përgatitjet në Mavrovë ku do të qëndrojnë deri në fundjavë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *