Home / Sport / KF Gostivari në Mavrovë përgatitet në fazën e dytë

KF Gostivari në Mavrovë përgatitet në fazën e dytë

20 korrik-“Atje do qëndrojmë plotë shtatë ditë, ku për momentin është e paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje kontrolluese kundër Partizanit të Tiranës dhe brenda ditës së sotme apo nesërme do gjejmë edhe një kundërshtar që të zhvillojmë dy ndeshje në Mavrovë”, tha trajneri Jakupi i cili u shpreh mjaftë i kënaqur edhe me përforcimet e reja të sjella në ekip

Nga dita e sotme (e diel), Klubi i Futbollit Gostivarit, është vendosur në Mavrovë për ti zhvilluar përgatitjet e fazës së dytë për sezonin e ri në Ligën e Dytë republikane në futboll.

Bashkë me stafin teknik të skuadrës, drejtorin sportiv Argjent Beqiri, trajnerin Mensur Jakupi dhe ndihmësin e tij Amir Veliu kanë udhëtuar 22 futbollist

“Atje do qëndrojmë plotë shtatë ditë, ku për momentin është e paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje kontrolluese kundër Partizanit të Tiranës dhe brenda ditës së sotme apo nesërme do gjejmë edhe një kundërshtar që të zhvillojmë dy ndeshje në Mavrovë”, tha trajneri Jakupi i cili u shpreh mjaftë i kënaqur edhe me përforcimet e reja të sjella në ekip.

“Prej fillimit të përgatitjeve me ne janë mesfushori Fatmir Ramadani, mbrojtësi i majtë Liris Bexheti, sulmuesi i krahut Valon Zeqiri dhe sulmuesi Briliant Syla. Para disa ditëve na u bashkëngjiten edhe mesfushori Rufat Çelik, i cili është lojtar që kthehet në klubin e Gostivarit dhe portieri Besir Nuhiju i cili vjen si huazim prej KF Shkëndisë. Ndërsa prej sot ne jemi përforcuar edhe me dy lojtar shumë cilësor, njëri është Burhan Aliu i cili gjatë vite ka luajtur në Ligën e parë të Maqedonisë, ndërsa gjashtë mujorin e kaluar ka luajtur për Dritën e Bogovinës dhe mund të them se bëhet fjalë për një përforcim shumë të mirë për klubin e Gostivarit. Poashtu mbas gjashtë muajve në KF Gostivari rikthehet edhe shkupjani Xhihan Seferi i cili është i njohur për publikun e Gostivarit, i cili ka qëndruar dy sezone dhe besoj se ai ti jep cilësi skuadrës tonë”, deklaroi para nisjes për në Mavrovë, trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi.

Drejtuesit e KF Gostivarit mendojnë që në ekip deri në mbarim të afatit kalimtar për këtë sezon të sjellin edhe së paku sy përforcime.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *