Home / Lajme / Maqedoni / Klara i afrohet Maqedonisë-Priten rreshje të mëdha

Klara i afrohet Maqedonisë-Priten rreshje të mëdha

21 korrik-Për në Maqedoni, metereologët edhe për dje kanë paralajmëruar rritje të vranësirave dhe kushte për reshje shiu. Të martën do të jetë me vranësira mesatare dhe jostabile me reshje shiu dhe bubullima.

Cikloni Klara që periudhën e kaluar ka tmerruar Evropën perëndimore prej nesër vjen në mesin e kontinentit të vjetër dhe në mesin e Mesdheut. Sipas parashikimeve të metereologëve, kjo dukuri duhet të sjell vranësira, reshje më intensive të shiut dhe ulje të temperaturave. Për në Maqedoni, metereologët edhe për dje kanë paralajmëruar rritje të vranësirave dhe kushte për reshje shiu. Të martën do të jetë me vranësira mesatare dhe jostabile me reshje shiu dhe bubullima. Erë e lehtë, ndërsa në pjesën perëndimore do të frynë erë verilindore. Temperaturat në mëngjes do të jenë mes 120C deri në 230C, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë në ulje dhe do të jenë prej 23 C deri më 33 C. Indeksi UV 4. Për të martën edhe stacioni metereologjik evropian ka dhënë meteoalarmanë të cilin e tërë Maqedonia është në fazë të verdhë. Reshje shiu priten deri në fund të javës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *