Home / Lajme / Rajon / Kodheli: Maqedonia duhet të ndjek rrugën për në Europë (VIDEO)

Kodheli: Maqedonia duhet të ndjek rrugën për në Europë (VIDEO)

Tiranë, 10 korrik – Maqedonia duhet të ndjek rrugën që kërkon dhe vet atë për në Europë. Shqipëria do ndjek nga afër ato që do ndodhin në rajon”, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli

Qeveria shqiptare edhe njëherë ka bërë thirrje që të ulen tensionet në Maqedoni dhe palët të fillojnë bisedimet. Sipas mediave vendase ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka theksuar se qeveria shqiptare është kundër çdo forme dhune.

“Qeveria shqiptare ka qenë e qartë me deklarimet e saja. Ne jemi kundër çdo forme dhune, dhuna nuk të nxjerr askund. Ne jemi për qetësi, ulje në bisedime. Maqedonia duhet të ndjek rrugën që kërkon dhe vet atë për në Europë. Shqipëria do ndjek nga afër ato që do ndodhin në rajon”, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një konference për shtyp me komandantin suprem të NATO-s për Evropën, Breedlove dje në Tiranë.

Ndërkohë për ditën e nesërme janë paralajmëruar vazhdimi i protestave në Shkup lidhur me dënimin e gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm në procesin gjyqësor “Monstra”.

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *