Home / Lajme / Maqedoni / Komuna me plan për investim në stadiumin e qytetit (VIDEO)

Komuna me plan për investim në stadiumin e qytetit (VIDEO)

Tetovë, 14 Korrik – Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi priti përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njofton Televizioni Koha.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se në këtë takim është biseduar reth vendimit që FFM e solli ditë më parë, me të cilin në stadiumin e qytetit në Tetovë u ndaluan ndeshjet e Ligës së parë të Maqedonisë.

“ Mysafirët prezantuan hollësitë që dalin nga kjo masë e përkohshme e ndalesës, e cila do të shfuqizohet në momentin e përmbushjes të disa kushteve të specifikuara.Në takim gjithashtu u diskutua edhe mundësia për investime dhe donacione të reja në Stadium e qytetit me qëllim optimalizimin e kushteve në stadium ”, thuhet në komunikatë, transmeton Televizioni Koha.

Në fund të këtij komunikimi për media, thuhet se komuna e Tetovës ditët në vazhdim do të hartojë plan aksional në lidhje me dinamikën për zgjidhjen e këtij problemi, me qëllim që me fillimin e kampionatit vendor, klubet tetovare të luajnë si nikoqir në Stadiumin e qytetit në Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *