Home / Lajme / Maqedoni / Kontrolle të ashpra në komunikacion (VIDEO)

Kontrolle të ashpra në komunikacion (VIDEO)

Tetovë, 17 Korrik – Policia rrugore në Tetovë gjatë kësaj periudhe ka vijuar me kontrollet në komunikacionin rrugor, raporton Televizioni Koha.

Kohëve të fundit në Tetovë dukshëm janë shtuar aksidentet ku kanë pësuar këmbësorët. Kësisoji, të mërkurën mbrëma nga ora 21 deri ora 24, policia rrugore kanë kryer kontrolle nëse vozitësit qëndrojnë prapa timonit nën ndikim të alkoolit ndërsa në këtë aksion janë kontrolluar 10 vozitës prej të cilëve asnjëri nuk ka vozitur i dehur.

“ Por gjatë këtij aktiviteti janë vërejtur 6 shkelje të tjera si mos posedim i lejes për qarkullim, parregullsi teknike etj. Ndërsa shkeljet e konstatuara janë sanksionuar me 3 fletëpagesa për pagesë të dënimit dhe një thirrje për pagesë të dënimit, përderisa një vozitës dhe një veturë janë larguar nga komunikacioni dhe më pas do të ketë masa adekuate”, njofton policia e Tetovës, raporton Televizioni Koha.

Policia ka bërë të ditur se do të vijojë me aksionet e këtilla edhe gjatë periudhës së ardhëshme.

“ Aktivitetet e këtilla janë planifikuar të mbahen çdo ditë gjatë periudhës së ardhshme, me qëllim që në kohë të largohen nga komunikacioni ata të cilët sillen në mënyrë jo të disiplinuar dhe shkelin ligjin.E gjithë kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe dukshëm është shtuar numri i veturave në komunikacion, jo vetëm nëpër rrugët e qytetit por edhe ato rajonale dhe lokale. Për shkak të kësaj SPB Tetovë edhe një herë paralajmëron vozitësit që ti respektojnë rregullat sepse këtë muaj është rritur numri i aksidenteve në komunikacion sidomos me këmbësorë dhe motoçiklis t”, njofton policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *