Home / Lajme / Maqedoni / Kontrolle të rrepta për shpejtësinë (VIDEO)

Kontrolle të rrepta për shpejtësinë (VIDEO)

Tetovë, 21 korrik – Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë ka vazhduar me dy aksione të rrepta kontrolluese që në kohë të zbulohen dhe sanksionohen të gjithë ata të cilët shkelin ligjin.

Në aksionin e parë të ditës së diel i realizuar nga ora 16 deri ora 19 është kontrolluar shpejtësia e vozitjes nëpër vendbanime. Krahas kësaj janë vërtetuar se 9 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes në vendbanime, ndërsa 2 jashtë vendbanimeve. Për ata të cilët kanë vozitur me shpejtësi shumë të madhe janë përgatitur 4 fletëpagesa për pagesë të dënimit, përderisa për të tjerët janë përgatitur 7 thirrje për pagesë të dënimit, ku për këtë lloj shkelje dënimi është nga 45 deri 300 euro në kundërvlerë me denarë. Në aksionin e dytë nga ora 20 deri ora 23 është kryer alkotesti tek 10 vozitës, megjithatë nuk është vërtetuar asnjë person që ka vozitur në gjendje të dehur.

Krahas këtij aktivitete janë konstatuar 8 shkelje të tjera si skadim i regjistrimit, mosbindje ndaj urdhrave të policisë, ndërsa 2 vetura janë larguar nga komunikacioni, përderisa për tre persona është përgatitur fletëpagesë për pagesë të dënimit. Aktivitete të ashpra kontrolluese gjithashtu janë realizuar edhe në Gostivar, ku janë kontrolluar 71 vetura ndërsa janë hasur 15 shkelje. 5 vozitës kanë vozitur pa leje adekuate, 2 kanë vozitur me regjistrim të skaduar, 2 persona kanë vozitur në gjendje të dehur, me crast janë përgatitur 11 fletëpagesa për pagesë të dënimit dhe 4 thirrje për pagesë të dënimit, përderisa personat e dehur janë larguar menjëherë nga komunikacioni.

Aksione të këtilla do të realizohen edhe gjatë periudhës së ardhshme në periudha dhe lokacione të ndryshme, për shkak së vetëm në rajonin e Tetovës kanë ndodhur 30 aksidente me 22 persona lënduar dhe me dëme të mëdha material. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *