Home / Lajme / Rajon / Korçë:51-vjeçari vret gruan, fëmijën 6-muajsh dhe veten

Korçë:51-vjeçari vret gruan, fëmijën 6-muajsh dhe veten

25 korrik-Sipas të dhënave të policisë, Edmond Fiqi ka qëlluar gruan e tij dhe djalin me automatik, teksa ata ishin duke fjetur. Shkak për këtë veprim makabër dyshohet të ketë qenë xhelozia.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në fshatin Boboshticë, ku policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se autori i ngjarjes tragjike është Edmond Fiqi 50 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij Albina Fiqi 40 vjeç dhe fëmijën e tij 1 vjeç.

Sipas të dhënave të policisë, Edmond Fiqi ka qëlluar gruan e tij dhe djalin me automatik, teksa ata ishin duke fjetur. Shkak për këtë veprim makabër dyshohet të ketë qenë xhelozia.

Çifti i martuar pak kohë më parë kishte probleme për shkak të xhelozisë, çka ka bërë që pak orë para ngjarjes ata të grinden ashpër me njëri-tjetrin, duke bërë që 50 vjeçari të marrë armën dhe të qëllojë, fillimisht ndaj bashkëshortes e më pas drejt djalit.

Pasi ka vrarë 2 pjesëtarët e familjes së tij, Edmond Fiqi ka qëlluar edhe në drejtim të vetes.

Burime të policisë thanë se autori ishte kthyer 3 ditë më parë nga Greqia, ku jetonte e punonte. (Shekulli/INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *