Home / Lajme / Rajon / Kosovë, arrestohet vrasësi me pagesë nga Shqipëria dhe dy të tjerë

Kosovë, arrestohet vrasësi me pagesë nga Shqipëria dhe dy të tjerë

Pejë, 12 Korrik – Policia e Pejës ka parandaluar një vrasje me pagesë duke vënë në pranga tre persona, të akuzuar për bashkim kriminal në vrasje.

Të ndaluarit janë B.G., 39 vjeç, shqiptar i Kosovës dhe dy shqiptarë të Shqipërisë, S.D., 44 vjeç dhe N.M., 49 vjeç.

Pas informacioneve të marra nga policia se persona të panjohur nga Shqipëria ishin paguar me 40 mijë euro nga një kosovar i panjohur me qëllim që dy shqiptarët të vrisnin një person, nisën hetimet e imtësishme.

Bazuar në këto informacione nisën hetimet intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e këtyre personave të dyshuar dhe parandalimin e vrasjes që sipas informatës ishte planifikuar.

Falë hetimeve dhe masave të fshehta teknike dhe vëzhgimit është arritur që për një kohë të shkurtër të identifikohen tre të dyshuarit dhe të arrestohen nga policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se 39 vjeçari B.G., duke përdorur si ndërmjetës 49 vjeçarin N.M., kishte paguar si vrasës me pagesë 44 vjeçarin S.D.

Në momentin e ndalimit njërit nga tre personat e përfshirë në këtë rast iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me vete. Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *