Home / Lajme / Rajon / Kosovë, arrihet marrëveshja e bllokut opozitar me VV-në

Kosovë, arrihet marrëveshja e bllokut opozitar me VV-në

Prishtinë, 17 Korrik – Në Kosovë partitë e bllokut opozitar LDK-AAK – Nisma kanë arritur marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje!.

Marrëveshja është arritur mbrëmë vonë, ndërsa sot pritet zyrtarizimi i saj dhe dalja me një deklaratë publike. Zyrtarë të këtyre partive përmes rrjeteve sociale kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes, por nuk jepen detaje.

Blloku opozitar që synon formimin e koalicionit qeverisës kishte mosmarrëveshje me Vetëvendosje! Rreth çështjes së dialogut me Serbinë dhe rishikimin e procesit të privatizimit. Por akoma nuk dihet se cila është pikëtakimi midis këtyre subjekteve dhe se VV-ja a do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, apo vetëm do të përkrahë ate.

Jozyrtarisht mësohet se në seancën e sotme konstituive për përbërjen e re parlamentare, do të përkrahet nga blloku opozitar kandidati për kryetar të Parlamentit, Isa Mustafa nga LDK, ashtu siç është paraparë me marrëveshje.

Ndërkohë, në prag të fillimit të seancës, mediat kanë paralajmëruar se mund të ketë tensione në Parlament.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *