Home / Lajme / Rajon / Kosovë, nis përbërja e re parlamentare, debate dhe reagime

Kosovë, nis përbërja e re parlamentare, debate dhe reagime

17 korrik-PDK propozoi deputetin Memli Krasniqi, LDK – AAK – NISMA propozuan bashkërisht deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, edhe pse ky vendim i tyre u kundërshtua nga kryesuesja duke theksuar se çdo parti duhet të propozojë përfaqësuesin e saj. Anëtarët e saj propozuan edhe partitë dhe koalicionet e tjera.

Në Kosovë sot ka nisur seanca e parë konstituive e Parlamentit të dalur nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Seanca e parë konstituive ka nisur që në fillim me reagime dhe nervozizëm, pasi që në rendin e parë të sallës, ku kryesia kishte vendosur uljen e deputetëve të koalicionit LDK – AAK – NISMA, vendet ishin zënë nga deputetët e PDK-së.

Seanca u hap nga deputetja Flora Brovina e PDK-së si deputete më e moshuar, ndërsa përkrah saj ishte edhe Teuta Rugova, deputetja më e re nga radhët e LDK. Seanca ka nisur me mospajtimet e para, pasi që Brovina si kryesuese nuk ka lejuar deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani që të shprehë reagimin për ulset siç tha ajo të uzurpuara nga PDK dhe mosrespektimin e rregullores të miratuar nga kryesia e kuvendit.

Pas këtyre debateve, të gjithë 120 deputetët dhe partitë e tyre propozuan anëtarët për Komisionin për verifikimin e mandateve të deputetëve.

PDK propozoi deputetin Memli Krasniqi, LDK – AAK – NISMA propozuan bashkërisht deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, edhe pse ky vendim i tyre u kundërshtua nga kryesuesja duke theksuar se çdo parti duhet të propozojë përfaqësuesin e saj. Anëtarët e saj propozuan edhe partitë dhe koalicionet e tjera.

Në seancën konstituive janë të pranishëm edhe kori diplomatik përfshirë ambasadorin e BE-së dhe SHBA-ve si dhe mediat.

Deputetët dalin në pauzë veç deputetët e PDK’së – frikohen se ua zënë vendet.
PDK ka zënë sot ulëset e Grupit Parlamentar LDK-AAK-Nisma. Ndërkohë që tani në pauzës për krijimin e komisionit për verifikimin e mandateve, krejt deputetët kanë dalë në pauzë – përvec atyre të PDK’së.
Ata po qëndrojnë në ulëset e zaptuara, nga frika se po të dalin, vendet do ua zënë kolegët nga LDK-AAK-NISMA. /Express/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *