Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 18 Korrik – Nga SPB – Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur disa shkelje. Rrihet 29 vjeçarja nga bashkëshorti, Aksidentohet fëmiu 5 vjeçar, Aksident vetura godet lopën, transmeton Televizioni Koha.

– Rrihet 29 vjeçarja nga bashkëshorti i saj pa kurorë

– 29 vjecarja H.B nga Tetova dje ka denoncuar se bashkëshorti i saj pa kurorë N.A nga fshati Poroj me të cilin jeton prej 5 vitesh dhe ka një fëmijë 3 vjecar ka ushtruar dhunë mbi të duke e goditur në kokë dhe trup dhe më pas e ka kërcënuar me pistoletë se do ta vras, por sipas tregimit të saj ajo ka arritur të ik dhe ta lajmëroj policinë rreth rastit. Bashkëshorti i saj pa kurorë N.A më herët ka kërkuar nga H.B të nënshkruaj deklaratë në noter se dakordohet që ta marr fëmiun jashtë shtetit dhe pasi ajo nuk ka pranuar ka filluar ta godas dhe kërcënoj. N.A menjëherë është marrë dhe mbajtur në stacionin policor për zbardhje të plotë të rastit, transmeton Televizioni Koha.

– Aksident trafiku në Tetovë

– Dje rreth orës 20:30 minuta në rrethrrotullimin afër shkollës së mesme Mosha Pijade ka ndodhur aksident trafiku mes 2 veturave Maruti me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga A.K 32 vjecar nga Recica e Vogël dhe Opel korsa me regjistrim të huaj e drejtuar nga Xh.F 37 vjecar nga Kondova.

Në këtë aksident 2 vozitësit dhe 5 bashkudhëtarë kanë marrë lëndime trupore, me crast janë dërguar dhe mbajtur në spitalin klinik të Tetovës. Është kryer hetim i plotë në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij aksidenti ndërsa dëmi material është llogaritur 60 mijë denar, transmeton Televizioni Koha.

– Aksident në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë vetura godet lopën

– Në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë gjegjësisht në fshatin Përshevcë, mbrëm rreth orës 19 vetrura e tipit Shevrolet kruze me regjistrim të huaj e drejtuar nga Z.I 44 vjecar nga fshati Gllogjë ka goditur një lopë që ka qenë duke lëvizur në rrugë. Në këtë aksident nuk ka të lënduar ndërsa dëmi material është llogaritur 50 mijë denar, transmeton Televizioni Koha.

– Aksidentohet fëmiu 5 vjeçar në rrugën Gjorce Petrov në Tetovë

– Dje rreth orës 16:30 minuta në rrugën Gjorce Petrov në Tetovë vetura Fiat Marea me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga 22 vjecari A.A nga Tetova ka goditur një fëmijë 5 vjecar nga fshati Novo Sellë i cili ka qenë duke vrapuar në rrugë. 5 vjecari ka marrë lëndime trupore dhe me veturën e njëjtë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak njofton SPB Tetovë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *