Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë (VIDEO)

Kronika e Zezë (VIDEO)

Tetovë, 23 Korrik – Nga SPB Tetovë njoftojnë se kan ndodhur disa prishje të rendit: Plagos kushëririn për një ndërtim, 61 vjecarit i vjedhet kuletra me 2700 euro,

Në fshatin Çegran të Gostivarit është regjistruar një incident familjar, kur zënka mes dy të moshuarve ka përfunduar me të shtëna me armë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 15 e 30 minuta më fshatin Cegran, 57 vjecari I.R nga po I njejti fshat me armë zjarri ka shtënë drejt kushëririt dhe fqiut Xh.R 65 vjecar.Sipas policisë ata paraprakisht kanë pasur zënkë verbale rreth disa ndërtimeve mes shtëpive të tyre, ku më vonë zënka ka dalë nga kontrolli. Xh.R nga gjuajtja me armë ka marrë lëndime trupore me ç`rast menjëherë është dërguar në spital dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi. 57 vjecari I.R menjëherë është arestuar nga ana e policisë së Gostivarit. Është kryer hetim I plotë, arma e tipit Zastava është gjetur dhe është marrë për hetim së bashku me sendet tjera të gjetura, ndërsa ndaj I.R do të ngrihet padi penale.

– 61 vjecarit i vjedhet kuletra me 2700 euro

61 vjecari I.I nga fshati Bogovinë ka denoncuar se rreth orës 12:30 minuta derisa ka qenë në tregun e Gostivarit, persona të panjohur nga xhepi i pantallonave i kanë vjedhur kuletën me 2700 euro, rreth 18mijë denar dhe dokumentet personal. Për kohë të shkurtër në stacionin policor në Gostivar është thirrur një person nga Cegrani te i cili është gjetur portofoli në fjalë. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit njofton policia.

– Aksident në rrugën rajonale Tetovë – Vollkovijë

Në rrugën rajonale Tetovë Vollkovijë dje rreth orës 15 ka ndodhur aksident në komunikacion mes veturës Golf me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga M.Sh 38 vjec nga fshati Cellopek dhe kamionit me rimorkio “Man” me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga L.Xh 42 vjec nga Recica e Vogël. Në këtë aksident vozitësi I veturës Golf dhe bashkudhëtarja N.A 34 vjecare nga Cellopeku kanë marrë lëndime trupore me crast janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur gjitha detajet rreth këtij aksidenti ndërsa dëmi material është llogaritur 100 mijë denar.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *