Home / Lajme / Rajon / Krujë, asgjësohen 1030 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesi

Krujë, asgjësohen 1030 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesi

Krujë, 16 Korrik 2014 – Gjatë ditës së stome janë identifikuar dhe asgjësuar një sasi prej 1030 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërsa në kërkim është shpallur kultivuesi i tyre. Operacioni është realizuar nga policia e Durrësit në qytetin e Krujës.

Sipas burimeve bëhet e ditur se bima narkotike ishte e mbjellë në 9 parcela, të cilat ishin të mbjella në bahçen dhe në afërsi të shtëpisë së personit me iniciale P.C., i cili u shpall në kërkim.

Për evidentimin e kësaj sipërfaqe të kultivuar me kanabis sativa kanë ndihmuar të dhënat e grumbulluara nga monitorimi nga ajri i territorit si dhe ato të grumbulluara nga shërbimet e policisë përgjatë kontrollit të territorit.

Strukturat e policisë janë duke vijuar punën për kapjen e P.C. si dhe identifikimin e personave të tjerë përgjegjës për kultivimin.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *