Home / Lajme / Rajon / Kujtim për Holbrookun në Odën e Junikut

Kujtim për Holbrookun në Odën e Junikut

23 korrik-“Jam e nderuar që mora pjesë në zbulimin e pllakës për nder ambasadorit Holbrooke në Junik dhe që takova kryetarin Kuçi”, ka shkruar Jacbosn në “Twitter”.

Komuna e Junikut ka vendosur të martën një pllakë përkujtimore në Odën, në të cilën ambasadori Richard Holbrooke kishte takuar për herë të parë përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Fotografia e Holbrookut përkrah luftëtarit Hajdin Abazit i njohur si Lum Haxhiu, kishte bërë xhiron nëpër botë.
Të martën, me ftesë të kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka qëndruar në Junik, me ç’rast ka bërë edhe zbulimin e pllakës përkujtimore në Odën e Junikut për mikun shumë të madh të Kosovës, diplomatin amerikan Richard Holbrooke. “Jam e nderuar që mora pjesë në zbulimin e pllakës për nder ambasadorit Holbrooke në Junik dhe që takova kryetarin Kuçi”, ka shkruar Jacbosn në “Twitter”.
I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Hajdin Abazit i njohur si Lum Haxhiu, i cili e kishte pritur në takim ambasadorin Holbrooke, si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Tani në këtë Odë të Junikut, për nder të diplomatit amerikan, i cili ndërroi jetë në vitin 2010, është vënë fotografia e tij si shenjë kujtimi për brezat e ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *