Home / Lajme / Maqedoni / Kushtetuta do të ndryshohet, koalicioni siguroi 82 vota

Kushtetuta do të ndryshohet, koalicioni siguroi 82 vota

16 korrik-Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, dhe Hazbi Lika, për të cilin është përfolur se nuk do të përkrah këto ndryshime. Në ndërkohë edhe sot në seance plenare kanë vijuar përplasjet mes partive politike shqiptare rreth ndryshimeve kushtetuese.

Ndryshimet në kushtetutë kanë marrë dritë jeshile. Koalicioni qeveritar sot ka siguruar 82 votat e nevojshme për të bërë ndryshimet në kushtetutë. Në votimin e parë, gjatë numërimit elektronik nuk u siguruan 82 vota por u theksua se ka problem tekik dhe numërimi i bë vota për votë. Por pas votimit të dytë, dhe prononcimit publik të të gjithë deputetëve për pro apo kundër ndryshimeve u arrit shifra prej 82 votave pro, 6 kundër dhe një të përmbajtur.

Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, dhe Hazbi Lika, për të cilin është përfolur se nuk do të përkrah këto ndryshime. Në ndërkohë edhe sot në seance plenare kanë vijuar përplasjet mes partive politike shqiptare rreth ndryshimeve kushtetuese.

PDSH-ja e Thaçit pyet BDI-në se cilat nga ndryshimet e propozuara janë të BDI-së dhe në interes të shqiptarëve. Sipas Bekim Fazliut partia politike shqiptare pjesëmarrëse në qeveri, me ndryshimet e propozuar nuk bën asgjë tjetër, përveç se zbaton politikat e Gruevskit. Tv KOHA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *