Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi voton zv/ministrat e rinj PDSH akuza BDI-së

Kuvendi voton zv/ministrat e rinj PDSH akuza BDI-së

10korrik-Përveç përmbushjes së interesave grupore dhe klanore, BDI vazhdon që 10 vite ti interesoj vetëm akomodimi nëpër kolltukë qeveritare e çdo gjë tjetër nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e preokupimit të tyre, e aq më pak hallet dhe kërkesat e shqiptareve”, tha deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu.

Edhe votimi i 15 zv/ministrave në Kuvend kaloi në atmosferën e tensioneve dhe valës së protestave ditëve të fundit në Maqedoni. PDSH-ja opozitare akuzoi BDI-në se edhe në mes të tensioneve dhe situatës së acaruar, gjen kohë për ti akomoduar kuadrot e vet nëpër ulëset qeveritare.

“Kjo i ngjan më së miri asaj thënies “fshati digjet, BDI krihet”. Përveç përmbushjes së interesave grupore dhe klanore, BDI vazhdon që 10 vite ti interesojë vetëm akomodimi nëpër kolltukët qeveritar. Asgjë tjetër nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e preokupimit të tyre, e aq më pak hallet dhe kërkesat e shqiptarëve”, tha Bekim Fazliu, PDSH.

Talat Xhaferi nga BDI theksoi se procedurat ligjore për emërimin e zv/ministrave nuk kanë lidhje me protestat, ndërsa theksoi se partia që përfaqëson me përgjegjësi e përcjell situatën.

“Më e arsyeshme do të ishte që opozita shqiptare përfshi këtu PDSH dhe RDK të jenë në krye të detyrës së tyre, për atë për çka i ka zgjedh pjesa tjetër e elektoratit, se sa të merret me atë se çfarë bën dhe si vepron BDI. Shqiptarëve në Maqedoni mund të ju them se edhe kësaj radhe BDI do të vërteton se ndjek me përgjegjshmëri dhe ndërgjegjshmëri çdo lëvizje që ka të bëjë me interesin e shqiptarëve”, u shpreh Talat Xhaferi, BDI.

Kuvendi me 71 vota pro dhe një kundër, atë të Roza Topuzova Karevskës, votoi zv/ministrat e rinj. Nga radhët e BDI-së, zv/ministër i mbrojtjes është caktuar Arben Llabënishti, për transport dhe lidhje Nimetulla Halimi, ndërsa në Ministrinë e Brendshme dhe financa mbeten Zemri Qamili dhe Ardian Xheladini. Në seancën e votimit të zv/ministrave nuk morën pjesë deputetët e PDSH-së. Alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *