Home / Lajme / Botë / Largohen shumica e viktimave të aeroplanit të rrëzua

Largohen shumica e viktimave të aeroplanit të rrëzua

20 korrik-
Disa raportime thonë se është e paqartë se ku janë dërguar trupat e pajetë, mirëpo Reuters raporton se punonjës të hekurudhave pretendojnë se disa prej trupave janë dërguar në vagona frigoriferë në stacionin e trenit në Torez, rreth 15 km prej vendin ku është rrëzuar aeroplani.

Raportimet e sotme thonë se mbi 190 trupa të pajetë të 298 personave që ishin në bordin e aeroplanit të “Malaysia Airlines” të rrëzuar në pjesën lindore të Ukrainës, janë tërhequr nga vendi ku kanë mbetur prej datës 17 korrik.

Agjencitë e lajmeve ruse dhe ukrainase po raportojnë se së paku 196 trupa të pajetë janë tërhequr nga zona ku është rrëzuar aeroplani.

Disa raportime thonë se është e paqartë se ku janë dërguar trupat e pajetë, mirëpo Reuters raporton se punonjës të hekurudhave pretendojnë se disa prej trupave janë dërguar në vagona frigoriferë në stacionin e trenit në Torez, rreth 15 km prej vendin ku është rrëzuar aeroplani.

Zëdhënësja e shërbimit të emergjencave në Ukrainë, Nataliya Bystro, ka thënë se punonjësit qeveritar dhe rebelët kanë mbledhur 196 trupa, mirëpo ajo ka thënë se rebelët më pas i kanë marrë trupat dhe i kanë dërguar në një lokacion të panjohur.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *