Home / Lajme / Rajon / Lavdrim Muhaxhiri mobilizon institucionet e sigurisë, Presidentja thërret takim urgjent

Lavdrim Muhaxhiri mobilizon institucionet e sigurisë, Presidentja thërret takim urgjent

30 korrik-Presidentja e Kosovës sipas një njoftimi ka takuar institucionet e sigurisë në vend, siç thuhet, për të parandaluar këtë dukuri të papranueshme.

Skenat e djeshme ku terroristi Lavdrim Muhaxheri shihet duke prerë kokën e një të riu kanë nxitur reagimin e institucioneve të sigurisë në vend. Presidentja e Kosovës sipas një njoftimi ka takuar institucionet e sigurisë në vend, siç thuhet, për të parandaluar këtë dukuri të papranueshme.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Presidentes.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri të papranueshme.

Duke vlerësuar punën e këtyre mekanizmave dhe kontributin e tyre në sigurinë kombëtare, Presidentja Jahjaga ka kërkuar nga krerët e institucioneve të sigurisë që ta trajtojnë me prioritet dhenë bashkërendim këtë kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës, rajonit dhe më gjerë dhe në bashkëpunim me partnerët tonë strategjik të parandalojnë që Kosova të bëhet eksportuese e këtij kërcënimi global.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova në asnjë moment nuk do të lejojë që të bëhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelëve që nxisin terror dhe urrejtje. Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës e komunitetet fetare që të bashkëpunojnë me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisë për t’i përndjekur penalisht individët që qëndrojnë prapa këtyre përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe traditën e saj të gjatë të harmonisë ndërfetare.

Është përgjegjësi e jona si institucione dhe si shoqëri t’i dënojmë këto fenomene të shëmtuara. Ne duhet të distancohemi nga këto akte mizore të kriminelëve, dhe ata duhet t’i denoncojmë dhe t’i trajtojmë si të tillë.

Ministri Rexhepi: Lavdrim Muhaxheri s’ka dallim me bishën, kemi iniciuar fletë-arrest ndërkombëtar për të.
Gazeta Express dje raportoi që Lavdrim Muhaxheri ka vrarë një fëmijë, duke e prerë në fyt derisa ai ishte i lidhur, kurse shokët e tij të ISIS vetë-deklaruan se kanë vrarë 1700 shiitë në Irak.

Ditë më parë Lavdrimin dhe shokët e tij Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kishte quajtur si turpi i vendit. Pas aktit të terroristit Muhaxheri, Rexhepi mendon se janë edhe më të këqij.

“Nuk kam çka i shtoj deklarimit të mëparshëm vetëm se (Lavdrim Muhaxheri) mund të jetë njeri me çrregullime të rënda psikike që nuk ka dallim nga një bishë e egër”, thotë Ministri Rexhepi për Express.

Mediat ditë më parë raportuan se një australian xhihadistë i ISIS kishte publikuar vetën duke ekspozuar dy koka të prera në Irak. Prokuroria e Australisë ka shpallur fletë-arrest ndërkombëtar për të.

Edhe Ministri Bajram Rexhepi në prononcim për Express nuk e mohon mundësinë që ta bëjën këtë për Lavdrim Muhaxherin.

“Për flet-arrest ndërkombëtar ne e kemi iniciuar. Duhet ti drejtohesh prokurorisë”, sugjeron Rexhepi.

I pyetur nga Express për mundësin e bastisjes së OJQ’së ilegale të Lavdrimit në Kaçanik, ‘Rinia Islame-Kaçanik’, Rexhepi tha se ato “janë çështje të hetuesisë dhe janë të ndjeshme. Është duke u punuar në atë drejtim”, thotë për Express Ministri Bajram Rexhepi .

Lavdrim Muhaxheri,apo i njohur si Komandant Muhaxheri, është zgjedhur në vitin që shkoi komandant i shqiptarëve që janë pjesë e krahut të rebelëve anti regjimit të Bashar Al-Asadit, por jo i pjesës që kërkon demokraci për Sirinë, por i krahut që lyp një Siri me sheriat – grupet e afërta me “Al-Qaida’në”.

Së paku një i intervistuar nga Express, i kthyer nga llogoret e luftës në Siri, kishte mohuar që ai është komandant. Ai tha që është vetëm garantues për shqiptarët që hyjnë në mesin e xhihadistëve.

Express ka raportuar se tashmë ai nuk është lideri i shqiptarëve në ISIS, por shqiptari nga Gjilani, Ridvan Haqifi, për të cilin gazeta ka publikuar sisa video.

Komandat ose jo. lidhjet me terroristin Lavdrim Muhaxheri dikë e quan në burg në Kosovë.

Këtë javë organet e ndjekjes kanë çuar prapa grilave llir Berishën, Jetmir Kyçykun dhe Sedat Topjanin, kurse në kërkim është shpallur Burim Ballazhi. Të gjithë dyshohen për veprimtari terroriste, derisa nuk mohohet se po mbikëqyrën edhe persona të tjerë të lidhur me këtë grup.

Vitin e kaluar u arrestuan edhe 6 persona të tjerë të dyshuar po ashtu për terrorizëm me bazë fetare-islamike dhe një i shtatë ka mbetur ende në arrati.

Express ka raportuar se mbi 10 kosovarë po përgatiten për sulme terroriste-kamikaze në Kosovë dhe se ata mund të atakojnë që nga Qeveria e deri te kampet e KFOR’it, pa përjashtuar as institucionet tjera të sigurisë. Express

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *