Home / Lajme / Maqedoni / LC Waikiki hapet ne Palma Mall (VIDEO)

LC Waikiki hapet ne Palma Mall (VIDEO)

Tetovë, 23 Korrik – Qendra Tregtare Palma Mall vazhdon të zgjeroj kapacitetet e saj duke sjell afër tetovarëve brende të mirënjohura botërore. Kësaj qendre mbrëmë i është shtuar edhe një brend i njohur botëror LC Waikiki.

Në mënyrë solemne mbrëmë është bërë edhe hapja zyrtare e kësaj shitore që për konsumatorët tetovar do të ofroj veshmbathje për çdo moshë dhe gjini. Ky brend do të funksionoj me dy shitore që njëra gjendet në katin përdhes ndërsa tjetra në katin e parë dhe që lidhen mes tyre me shkallë ekskavator.

Menaxheri për Maqedoninë i LC Waikiki falemenderoi tetovarët për prezencën e tyre dhe që i kanë kushtuar vëmendje hapjes së LC Waikiki në të cilën punojnë rreth 40 qytetarë të Tetovës, ndërsa është një investim i madh në rreth 1200 metër katror. Ai u shpreh se janë të gatshëm që çdo herë t’u shërbejnë qytetarëve të Tetovës. Kjo është shitorja e dytë në Maqedoni dhe është planifikuar rreth 1 vit më parë sepse Tetova ka një potencial të madh dhe është e rëndësishme për ne.

Ndërsa Ensar Kaprolli sektor menaxher në LC Waikiki u shpreh se kjo është shitorja e parë në Tetovë ndërsa planifikohet të hapen edhe shitore të tjera.

Denis Vahiti sektor menaxher i LC Waikiki me këtë rast tha:

” Falemenderoj tetovarët që kanë marrë pjesë në hapjen solemne të LC Waikikit në Tetovë, do të jetë i hapur për të gjithë dhe sic thotë motoja jon cdo kush meriton të vishet bukur “.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *