Home / Lajme / Maqedoni / LDSHM-ja përkrah protestën e nesërme në Shkup

LDSHM-ja përkrah protestën e nesërme në Shkup

10 korrik-Poashtu Qeverisë të Maqedonisë i bëjmë apel që mesazhin e këtyre protestave ta kuptojë drejt dhe njëherë e përgjithmonë ti japë fund diskriminimit individual dhe kolektiv të shqiptarëve në Maqedoni” thuhet në komunikatën e LDSHM-së.

Lidhja e Diasporës Shqiptare në Maqedoni e përkrah protestën e nesërmë e cila është vazhdimsi e protestave kundër padrjetësisë të rastit “MONSTRA”.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë që të shprehin revoltën e tyre me maturi, në formë paqësore dhe me dinjitet ashtu siç i ka hije shqiptarëve si dhe të përmbahen nga çdo provokim i cili do devijonte qëllimin e protestës

Çdo devijim i protestave dhe manifestimi i tyre me anë të dhunës është në dëm të dënuarve padrejtësisht në rastin “MONSTRA” dhe diskriminimit politik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoni prandaj apelojmë që mesazhi i protestës të jetë i qartë dhe me dinjitet duke shprehur paqësisht revoltën ndaj të gjitha padrejtësive që i bëhen shqiptarëve.

Poashtu Qeverisë të Maqedonisë i bëjmë apel që mesazhin e këtyre protestave ta kuptojë drejt dhe njëherë e përgjithmonë ti japë fund diskriminimit individual dhe kolektiv të shqiptarëve në Maqedoni” thuhet në komunikatën e LDSHM-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *