Home / Lajme / Maqedoni / LDSHM kërkon hetim ndërkombëtar

LDSHM kërkon hetim ndërkombëtar

9 korrik-Në këtë drejtim, sa më parë t`i bëhet ftesa FBI – Byroja Federale e Hetimeve apo një misioni evropian të modelit të EULEX në Kosovë për të hetuar vrasjen mizore, e cila pati një gjykim kontrovers, me pak dëshmi dhe me pretendime skandaloze të një hetuese maqedonase.
Përfshirja e këtyre institucioneve prestigjioze ndërkombëtare do të ndihmojë zbardhjen e vrasjes makabre, për shkak të përvojës dhe ekspertizave të avancuara.

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM) kërkon me urgjencë vëmendjen dhe përkushtimin e faktorit ndërkombëtarë pas tensioneve të fundit dhe revoltës së popullit shqiptarë në Maqedoni që u përballë me dhunën e aparatit shtetëror.
Dënimi i shqiptarëve me burgim të përjetshëm në procesin gjyqësor kontrovers “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ishte kulminacioni i skenarëve të mirënjohura që gjithmonë si fajtor shpallin shqiptarët.
Andaj në këtë situatë të tensioneve dhe rritjes së mosbesimit tek shqiptarët ndaj institucioneve, duhet urgjentisht asistencë ndërkombëtare për të rihapur dosjen e Smilkovcit dhe nisjen e hetimeve të reja.
Në këtë drejtim, sa më parë t`i bëhet ftesa FBI – Byroja Federale e Hetimeve apo një misioni evropian të modelit të EULEX në Kosovë për të hetuar vrasjen mizore, e cila pati një gjykim kontrovers, me pak dëshmi dhe me pretendime skandaloze të një hetuese maqedonase.
Përfshirja e këtyre institucioneve prestigjioze ndërkombëtare do të ndihmojë zbardhjen e vrasjes makabre, për shkak të përvojës dhe ekspertizave të avancuara.
Ndërkohë, duket e qartë se në praktikë , drejtësia në Maqedoni reflekton qartë se është e ngarkuar me elemente dhe ngarkesa politike dhe etnike, pavarësisht retorikës deklarative.
LDSHM ka komunikimin e vazhdueshëm dhe lobimin intensiv me përfaqësues të administratës amerikane dhe Kongresit Amerikan, duke informuar mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni. Në këtë drejtim përshëndesim edhe thirrjen e përbashkët të SHBA, BE, NATO dhe OSBE për të gjetur gjuhën e mirëkuptimit ndëretnik dhe shmangien e akteve dhe skenareve destruktive.
Institucionet e këtij vendi po shfaqen dhe po dëshmojnë se nuk kanë kapacitete hetimore për të menaxhuar me sukses me hetimet, edhe në rastin e Smilkovcit.
Është momenti i fundit që Maqedonia si një vend aspirant për në NATO dhe BE të mos hezitojë për të kërkuar asistencë hetimore ndërkombëtare, me qëllim të dhënies së kontributit për normalizim dhe stabilizim të situatës së sigurisë dhe shmangies së tensioneve e dhunës që po merrë përmasa të paparashikueshme destabilizuese.
Për çdo vonesë apo tendenca të injorimit të këtyre kërkesave, vendi do të shkojë drejt një humnere të paqartë me tensione ndëretnike, ku përgjegjësia do të jetë mbi institucionet e këtij vendit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *