Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohet rëndë 19 vjeçari nga Kukësi (VIDEO)

Lëndohet rëndë 19 vjeçari nga Kukësi (VIDEO)

Tetovë, 02 Korrik – 43 vjeçari Xh.I nga fshati Bogovinë gjatë ditës së hënë ka angazhuar 2 shtetas të Shqipërisë ti ndihmojnë rreth disa punëve bujqësore.

Pasi kanë mbaruar me punë rreth orës 17 30 personat me traktor janë nisur për në fshat. Njëri nga shtetasit e Shqipërisë ka qenë i ulur në anën e majtë dhe në rrethana të panjohura është rrëzuar nga traktori me ç`rast i janë shtypur të dy këmbët duke kaluar mbi ato traktori bashkë më rimorkion. I lënduari F.I 19 vjeçar nga Kukësi është dërguar menjëherë në spitalin klinik të Tetovës dhe më pas është transferuar në klinikat e Shkupit.Të martën në orët e pasdites gjykatësi hetues dhe pjesëtarë të SPB-së kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa Xh.I është marrë dhe mbajtur në SPB-në e Tetovës. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *