Home / Lajme / Maqedoni / Lirohen me kusht protestuesit e Tetovës (VIDEO)

Lirohen me kusht protestuesit e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 18 Korrik – “Në gjykatën e Tetovës është mbajtur seanca kundër të akuzuarve N.I nga Tetova, F.M nga Tetova, E.M nga Tetova, D.B nga Reçica e Vogël, Z.B nga Pallçishti i Poshtëm, I.B nga Tetova, I.J nga Tetova, M.G nga Pallçishti, I.Sh nga Tetova dhe S.A nga Tetova, në lidhje me veprën penale pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale, transmeton Televizioni Koha.

Gjykata Themelore e Tetovës ka liruar nga akuzat 10 personat të cilët akuzoheshin se kanë marrë pjesë në protestat e 6 korrikut në Tetovë. Të akuzuarit janë liruar me kusht edhe atë 2 vjet e gjysmë, ndërsa nëse e pësërisin veprën do të dënohen me shtatë muaj burg, njofton Televizioni Koha.

“ Në gjykatën e Tetovës është mbajtur seanca kundër të akuzuarve N.I nga Tetova, F.M nga Tetova, E.M nga Tetova, D.B nga Reçica e Vogël, Z.B nga Pallçishti i Poshtëm, I.B nga Tetova, I.J nga Tetova, M.G nga Pallçishti, I.Sh nga Tetova dhe S.A nga Tetova, në lidhje me veprën penale pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale, transmeton Televizioni Koha.

Pas mbajtjes së seancës kundër të gjithë të akuzuarve është sjellë vendim jo fuqiplotë me të cilët të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtor dhe ndaj tyre është shqyrtuar masë alternative dënim me kusht. Poashtu njëkohësisht edhe kundër dy të akuzuarve N.I dhe F.M që të dy nga Tetova të cilët janë mbajtur në paraburgim që nga 9 korriku janë lëshuar në shtëpi, raporton Televizioni Koha.

Ndryshe, personat në fjalë akuzoheshin se më 6 korrik kanë marrë pjesë në protestat e dhunshme të cilët u organizuan për të mbështetur protestat në Shkup kundër gjykimit në rastin Monstra. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *