Home / Lajme / Maqedoni / Maliqi: Maqedonia të tregojë faktet për dënimin e Shqiptarëve

Maliqi: Maqedonia të tregojë faktet për dënimin e Shqiptarëve

12 Korrik – Nëse Gruevski e do një Maqedoni stabile, atëherë duhet të bëjë më shumë përpjekje që problemet në Shkup të zgjidhen me dialog.

Kështu shprehet Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për rajonin, në një intervistë për “GAZETA SHQIPTARE” mbi situatën në Maqedoni. Ndërsa thekson se kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski duhet të tregojë faktet kyçe që gjykata e Shkupit përdori për dënimin e gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”, vëren se për këtë proces ka një lloj mistifikimi. Gjatë intervistës, ai ndalet në deklaratat e partisë VMRO-DPMNE kundër Ramës, por nuk lë pa kritikuar edhe qëndrimet e BDI-së. E ndërsa del kundër notës së protestës që Shkupi zyrtar i dërgoi Tiranës e Prishtinës, kujton se kryeministri i Shqipërisë nuk është paternalist dhe nuk kërkon të orkestrojë politikat e shqiptarëve në Maqedoni.

Pyetjes se përse Shqipëria qëndron pasive dhe nuk kërcënon, sikundër bëjnë fqinjët kur ju cenohen bashkëkombësit, Maliqi i përgjigjet:

“Po ta bënte Shqipëria këtë, nuk do të ishte vetëm Greqia pengesë për integrimin e Maqedonisë”.

Në intervistën e tij zoti Maliqi kërkon të mos luhet me durimin e shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *