Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit revanshohen me pllakë përkujtiomore në Neproshten (VIDEO)

Maqedonasit revanshohen me pllakë përkujtiomore në Neproshten (VIDEO)

Tetovë, 23 Korrik – Tetovë, 23 korrik – Fshati Neproshten i komunës së Tearcës tashme do të ketë dy pllaka përkujtimore, njofton Televizioni Koha.

Përderisa njëra është për dy dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Bedri Alimin dhe Rametullat Ametin, familjet e katër maqedonasve të zhdukur nga ky fshat në kohën e konfliktit të 2001 kanë inauguruar pllakën përkujtimore në shenjë pëkrujimi ndaj tyre. Ceremonia e inaugurimit është bërë sot në pjesën e fshatit ku jetojnë banorët maqedonas. Për katër personat e këtij fshati për të cilët familjarët thonë se një është gjetur i vdekur në shtëpi, kurse tre të tjerë pretendojnë se të afërmit e tyre janë kidnapuar dhe ekzekutuar. Sipas familjarëve gjithsej janë 12 maqedonas të kidnapuar në rajonin e Tetovës, kurse katër janë nga fshati Neproshten gjegjësisht tre janë të kidnapuar dhe një i vrarë në shtëpi, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe, maqedonasit nga rajoni i Tetovës pretendojnë se gjatë luftës së 2001, 12 civil janë kidnapuar nga ana e Ushtrisë Çliirmtare Kombëtare dhe janë varrosur në atarrin e fushës së fshatit Neproshten. Para disa viteve familjarët maqedonas kanë gropuar në disa vende por nuk kanë arritur të gjejnë kufoma.

“Edhe pse familjarët disa herë kanë protestuar dhe kanë iniciuar akuza për këtë rast, megjithatë me interpretimin autentik të ligjit për amnisti tashmë ky rast është mbyllur. Familjet e tyre kërkojnë ndërprerjen e këtij ligji dhe përsëri të rishqyrtohet. Familjarët e të kidnapuarve maqedonas thonë se për dallim nga ne, në vendet e ish Jugosllavisë punohet intenzivisht për gjetjen e të zhdukurve në luftë. Pllakat përkujtimore janë vend adekuat ku tash për tash mund ti nderojnë më të afërmit të cilët humbën jetën në konflikt”, theksuan banorët, transmeton Televizioni Koha.

Në ngjarjen e sotshme ishte i pranishëm edhe nënkryetari i parlamentit të Maqedonisë Antonio Milloshovski. Parku përkujtimor është ndërtuar me mjete të banorëve maqedonas nga ky fshat dhe rrethina dhe është i vendosur në qendër të pjesës së fshatit ku jetojnë maqedonasit.

Ndryshe, maqedonasit nga rajoni i Tetovës pretendojnë se gjatë luftës së 2001, 12 civil janë kidnapuar nga ana e Ushtrisë Çliirmtare Kombëtare dhe janë varrosur në atarrin e fushës së fshatit Neproshten.

Para disa viteve familjarët maqedonas kanë gropuar në disa vende por nuk kanë arritur të gjejnë kufoma. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *