Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia destinacion i emigrantëve ilegal

Maqedonia destinacion i emigrantëve ilegal

19 Korrik – Trafikimi i emigrantëve akoma është një biznes i leverdishëm në Maqedoni.

MPB përkundër masave të përforcuara, megjithatë grupe të organizuara vazhdojnë të përfitojnë nga ky biznes, duke organizuar transportin dhe strehimin e emigrantëve të huaj, kryesisht nga vendet aziatike dhe afrikane.

Në tre raste janë ngritur kallëzime penale ndaj shtetasve të përfshirë në këtë aktivitet ilegal. Në rastin e parë kallëzim penal është ngritur ndaj dy kumanovarëve të moshave I.K (39) dhe A.P (51) nga Kumanova, për veprën trafikim të emigrantëve. I.K dyshohet se kishte strehuar në shtëpinë e tij pesë emigrantë afgan për një shumë prej20 euro për çdo natë. 39 vjeçari ka rënë në gjurmët e policisë pasi që kishte kontaktuar taksinë A.P, 51 vjeç, për transportimin e emigrantëve deri në afërsi të kufirit Tabanoc.

Taksi vozitësit është hetuar nga policia dhe se ai u ndalua në dalje të Kumanovës.

Në rastin e dytë janë ngritur kallëzime penale ndaj dy 30 vjeçarëve nga Shtipi. Ata janë ndaluar nga policia në rrugën Kumanovë – Shën Nikollë derisa po transportonin shtatë emigrantë sirian. Trafikantët nuk kanë ndalur pas urdhrit të policisë, dhe se ata më pas janë kapur nga policia.

Në rastin e tretë mbrëmë në rrugën Shtip – Radovish u ndalua 34 veçari me inicialet V.D nga Velesi, tek makina e të cilit u gjetën tetë emigrantë të huaj sirian dhe afgan. Të gjithë emigrantët ilegalisht kishin hyrë në territorin e vendit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *