Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia respekton të drejtat dhe liritë fetare

Maqedonia respekton të drejtat dhe liritë fetare

29 korrik-Raporti citon një informacion nga një burim i Ministrisë serbe për religjionet, i cili thotë se nuk dëshirojnë ta pranojnë kishën e Maqedonisë dhe të Malit të Zi pasi që “ do të involvohen në punët e brendshme”, të kishës serbe.

Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë garantojnë liri të fesë dhe Qeveria në përgjithësi respekton të drejtat dhe liritë fetare, shkruan në raportin e vet Departamenti Amerikan i Shtetit.

Raporti i publikuar ditë më parë, përqëndrohet në respektimin e lirive fetare në botë dhe është prezantuar nga ana e sekretarin shtetëror, Xhon Keri.

Në raport është theksuar se, një pjesë e Bashkësive më të vogla fetare kanë vërejtje kah Kisha Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësia Islame. Për KOM ka vërejtje se është e privilegjuar në lidhje me kthimin e pronësisë së marrë nga koha e komunizmit dhe marrjen e mjeteve për ndërtim të objekteve fetare.

Për BFI, vërejtja është rreth ndihmave shtetërore që të përmirësojë aplikacionet për nevojat për viza të nevojshme për haxh në Arabinë Saudite.

Në raportin për Serbinë, nga ana tjetër, është nënvizuar se shteti refuzon ta njohë Kishën Ortodokse të Maqedonisë dhe të Malit të Zi.

Raporti citon një informacion nga një burim i Ministrisë serbe për religjionet, i cili thotë se nuk dëshirojnë ta pranojnë kishën e Maqedonisë dhe të Malit të Zi pasi që “ do të involvohen në punët e brendshme”, të kishës serbe.

Në raportin e Stejt departamentit ka pasur vërejtje edhe për çështjen e Bashkësisë së bektashinjve në Maqedoni rreth Teqes Arabati Baba në Tetovë.

Në raportin vlerësohet se ajo që Bashkësia e bektashinjve ende nuk ka status të pranuar në Maqedoni pamundëson udhëheqjen e kontestit për Teqen në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *