Home / Lajme / Botë / Masa të reja sigurie për udhëtimet në SHBA

Masa të reja sigurie për udhëtimet në SHBA

8 korrik-Ndonëse nuk jepen hollësi për arsyen e shtimit të këtyre masave, agjenci të zbulimit kanë deklaruar se militantë të lidhur me Al-Kaidën nga Jemeni kanë ndërtuar apo po ndërtojnë pajisje eksplozivi në formë të pajisjeve elektronike që nuk mund të zbulohen e që mund të futen në aeroplanët e udhëtarëve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë masa shtesë sigurie dhe kontrolli për të gjithë ata që nisen të vijnë me aeroplanë në këtë vend, sidomos ata që me vete do të kenë pajisje elektronike.

Nëse udhëtoni për në SHBA dhe keni me vete telefon celular, kompjuter, tablet ose ipad, laptop apo pajisje të tjera elektronike, atëherë duhet të siguroheni që të jenë të karikuara dhe të mund të ndizen, përndryshe nëse nuk ndizet pajisja nuk do të ju lejohet ta merrni me vete dhe mund t’i nënshtroheni edhe një kontrolli shtesë.

Sidomos kjo procedurë e shtuar sigurie do të aplikohet për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Evropa.

Administrata e Sigurisë së Transportit njoftoi se këto kontrolle do të bëhen në aeroportet evropiane dhe në vendet e Lindjes së Mesme që kanë fluturime të drejtpërdrejta me SHBA.

Ndonëse nuk jepen hollësi për arsyen e shtimit të këtyre masave, agjenci të zbulimit kanë deklaruar se militantë të lidhur me Al-Kaidën nga Jemeni kanë ndërtuar apo po ndërtojnë pajisje eksplozivi në formë të pajisjeve elektronike që nuk mund të zbulohen e që mund të futen në aeroplanët e udhëtarëve.

Këta militantë thuhet se kanë lidhje edhe me grupe kryengritësish në Siri të cilët po e luftojnë regjimin e Bashar al-Asadit.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *