Home / Lajme / Botë / Masakra izraelite në Gaza, vriten 18 antarë të një familjeje

Masakra izraelite në Gaza, vriten 18 antarë të një familjeje

13 korrik-Masakrat izraelite në Gaza kanë hyrë gati në javën e dytë, ndërsa viktimat numërohen rreth 150. Agresioni izraelit nisi me misionin e deklaruar për të “zhdukur” qeverinë ligjore të Hamasit, por në fakt shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë që nuk kanë lidhje me qeverinë

18 anëtarë të një familjeje palestineze u vranë kur 2 raketa izraelite goditën shtëpinë e tyre pak orë më parë. Disa anëtarë të familjes janë ende të zhdukur, ndërsa kërkimi për të zhdukurit vazhdon në rrënojat e shtëpisë së tyre. Disa nga anëtarët e familjes, si të lënduarit, ashtu edhe trupat e atyre që u vranë, janë sjellë në Spitalin Al-Shifa.

Masakrat izraelite në Gaza kanë hyrë gati në javën e dytë, ndërsa viktimat numërohen rreth 150. Agresioni izraelit nisi me misionin e deklaruar për të “zhdukur” qeverinë ligjore të Hamasit, por në fakt shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë që nuk kanë lidhje me qeverinë.

Sulmet vijnë pak javë pasi Palestina arriti të krijoj një qeveri të unitetit, duke thyer ndarjet mes fraksioneve. /mesazhi/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *